Fashion & Beauty

Pse krijohen rrudhat në buzë sipas dermatologëve

Pse krijohen rrudhat në buzë sipas dermatologëve
FOTO: Stocksy / Studio Firma

Pavarësisht regjimit dhe kujdesit tuaj për lëkurën, rrudhat janë një shenjë normale për çdo grua me kalimin e kohës. Rrudhat poshtë syve, disa të tilla në zonën e qafës, të dekoltesë, por ka edhe rrudha në buzë ose ajo që ndryshe dermatologët e quajnë si linja buzësh. Megjithëse kjo është e pashmangshme me plakjen, ka disa shkaqe pse shfaqen rrudhat në buzë.

Çfarë i shkakton rrudhat në pjesën e sipërmve të buzëve?

Mosha është një nga shkaqet më të dukshme për këtë fenomen. Me kalimin e kohës, lëkura  gradualisht prodhon më pak kolagjen dhe elastinë, dy proteina që i japin elasticitet lëkurës. Për rrjedhojë, lëkura bëhet më e hollë dhe rrudhat më të theksuara. Dermatologia Tiina Meder shkon përtej kësaj kur thotë që buzët janë edhe pjesa më aktive e fytyrës, ndaj kjo ka ndikim edhe në procesin e rrudhave. Mendoni pak: ju flisni gjatë gjithë kohës, ushqeheni, buzëqeshni dhe lëkura rrotull buzëve është gjithnjë në lëvizje.

Ekspozimi ndaj diellit është një tjetër shkaktar për rrudhat e buzëve, ndaj kur aplikoni kremin e diellit në fytyrë, sugjerohet që të përdorni dhe një balsam për buzët me SPF. Ndikimi i diellit ka të njëjtin efekt sa pirja e duhanit në çështjen e rrudhave.

Në çfarë moshe shfaqet rrudhat në buzën e sipërme?

Me kalimin e viteve, ato bëhen më të theksuara. Por, zgjedhjet e stilit të jetesës mund të ndikojnë në minimizimin e tyre. Ekspozimi në diell, pirja e duhanit, menopauza janë të gjithë faktorë që çojnë në theksimin më tej të rrudhave. "Në praktikën time, mosha e rrudhave në buzë varion nga 35 deri në 55 vjeç," thotë dermatologia Naana Boakye. Por, ato mund ta shfaqen edhe pas moshës 50 vjeç, pas menopauzës ose kur është diçka gjenetike edhe në fund të të 20-tave tuaja!

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: Well + Good

REELS

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

Why are wrinkles formed on the lips according to dermatologists

Pse krijohen rrudhat në buzë sipas dermatologëve
PHOTO: Stocksy / Studio Firma

Regardless of your regimen and skin care, wrinkles are a normal sign for every woman over time. Wrinkles under the eyes, some of them in the neck area, décolletage, but there are also wrinkles on the lips or what dermatologists otherwise call lip lines. Although this is inevitable with aging, there are several reasons why lip wrinkles appear.

What causes wrinkles on the upper part of the lips?

Age is one of the most obvious causes for this phenomenon. Over time, the skin gradually produces less collagen and elastin, two proteins that give skin elasticity. As a result, the skin becomes thinner and the wrinkles more pronounced. Dermatology Tiina Meder goes beyond this when she says that the lips are also the most active part of the face, so this also has an impact on the process of wrinkles. Think about it: you talk all the time, eat, smile, and the skin around your lips is always moving.

Sun exposure is another cause of lip wrinkles, so when applying sunscreen to your face, it is suggested that you also use a lip balm with SPF. Sun exposure has the same effect as smoking on wrinkles.

At what age do wrinkles appear on the upper lip?

Over the years, they become more pronounced. But lifestyle choices can help minimize them. Sun exposure, smoking, menopause are all factors that lead to further emphasis on wrinkles. "In my practice, the age of lip wrinkles ranges from 35 to 55," says dermatologist Naana Boakye. But they can appear even after the age of 50, after menopause or when it is something genetic even in your late 20s!

Suggested Articles: 

Source: Well + Good