Rihanna iu rikthye performancave…në dasmën disaditore dhe të shumëpritur indiane. Ajo performoi në dasmën e multimiliarderit Anant Ambani (i biri i miliarderit Mukesh Ambani), i cili kurorëzoi dashurinë me Radhika Merchant.
Anant është djali i vogël i multimiliarderit Mukesh Ambani, pronari i konglomeratit "Reliance", njeriut më të pasur në Indi.Familja Ambani njihet për festa të tilla, pasi në vitin 2018, për vajzën e tyre Isha, performoi Beyoncé, në një koncert privat. Ajo u pagua plot 6 milionë dollarë.
@dailymailshowbiz Rihanna’s luggage has arrived as she prepares to perform at wedding celebrations for the son of India’s richest man! #rihanna #luggage #india #celebrity #wedding #Riri #fyp ? original sound - Speedy Songsz
Riri mbërriti në Jamngar, Indi, së bashku me A$AP Rocky-n. Ajo pati shumë bagazhe (të cilat mbanin dekorimet dhe mjetet e skenës) dhe u ngjit në skenë për të performuar repertorin e saj. Sigurisht, njerëzve u kishte munguar performanca e saj dhe pati shumë vlerësime, duke nisur që nga veshja, kërcimi këmbëzbathur dhe talenti i saj.
@diet_paratha How is this an Indian wedding?! ??actually…nvm #ambaniwedding #ambani #rihanna #rihannanavy #india #gujarati ? original sound - Diet Paratha
“Është një dhe e vetme: Rihanna”; “Oh Zot, çfarë performance”; “Të merrja Rihanna-n në dasmë do të ishte gjëja e parë që do bëja po të isha miliarder”; “Askush s’e bën më mirë se Riri! Çfarë veshje! Çfarë performance!”; “Këmbëzbathur dhe ikonike” ishin disa nga komentet.
@rihannabarbz The performance was everything #rihanna #rihannavideo #rihannanavy #ambani #ambaniwedding #india ? som original - Robyn
Festa e çiftit nisi që të mërkurën, ku ishin fillimisht të ftuar familjarët. Sipas Forbes, kushtoi 114 miliardë dollarë, së bashku me banketin që solli ushqim për 50,000 banorë vendas. Ushqimi u përgatit nga 100 shefa kuzhine, të cilët servirën 500 lloje gatimesh nga e gjithë bota.
Muzika tradicionale argëtoi njerëzit, ndërsa në dasmë, ishin plot 1,200 të ftuar, mes tyre Bill Gates, Mark Zuckerberg, bin Abdulrahman bin Jassim Al Than, kryeministri i Katarit dhe mbretëresha e Bhutan. Mes yjeve të ftuar ishin edhe sipërmarrës, politikanë dhe aktorë Bollywood-i. V.I.P-at u akomoduan në një hotel me 5 yje, me vila dhe shtëpi gjigante.