Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

4 Mars 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Ujori dhe Peshqit

Ky muaj do të lidhet me shtëpinë tënde. Mund të jesh në kontakt me dekorues, piktorë, riparues dhe njerëz që kanë si qëllim ta bëjnë shtëpinë tënde një hapësirë më të bukur dhe komode. Gjithashtu mund të jesh dhe në procesin e shitjes/blerjes/marrjes me qira të një banese të re. Ndoshta, ke mbaruar riparimt dhe po argëtohesh me miqtë dhe familjarët. Skenarët janë të ndryshmëm, por sërish lidhjen me shtëpinë. Do të jesh i/e lumtur që je pjesë e një ndryshimi të tillë dhe kjo të emocionon.

Shtëpia dhe familja do të jenë kryefjala e jetës tënde gjatë marsit dhe për këtë, duhet të falenderosh Jupiterin. Ndryshimet që po bën tani për të përmirësuar komoditetin dhe shtuar rehatinë në shtëpi, do të jetë një prej bonusve më të mëdha, që do të ndikojë edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, do t’i dhurosh familjarëve një ndjesi të fortë sigurie dhe kjo do të të bashkojë me shumë me të afërmit.

Qysh prej 1 marsit, do të shohësh se ka një lidhje të ngushtë mes teje dhe njerëzve të dashur. Hëna e re e 10 marsit mund të të sjellë shqetësime që lidhen me paratë që po shpenzon rishtazi. Kohët e fundit nuk e kupton fare se ku po shkojnë të ardhurat e tua, pasi ke shumë shpenzime rreth e rrotull. Po ndryshon stilin e jetesës, po shpenzon më shumë para për gjëra që lidhen me shëndetin dhe po mundohesh gjithashtu t’i bësh qejfin vetes. Prania e Saturnit të nxit të mos bësh më harxhime të pamenduara në një afat të shkurtër kohor dhe është momenti që ta dëgjosh. Merr vendime të ngadalta, të mirëmenduara dhe do të rikthehesh atje ku duhet.

Këtë muaj, Neptuni, planeti i shprehive artsitike, por gjithashtu, edhe planeti që sjell mjegull dhe konfuzion. Neptuni do të ndikojë në Hënën e re dhe me shumë gjasa do të marrësh vendime të bazuara në supozime, jo në fakte. Bëj kujdes se mos po ndërmerr vendime të furishme. Merr mbështetjen nga një partner biznesi ose bashkëshort, si dhe merr mendimet e tyre në rastet kur ke më shumë nevojë.

Ky muaj sjell edhe një eklips hënor më 25 mars, duke të të ofruar një arratisje nga dilemat që ke dhe që lidhen me shtëpinë tënde me të cilat mund të jesh duke u marrë rishtazi. Gjithesesi, gjatë kësaj kohe do të mund të bësh një udhëtim spontan dhe të këndshëm. Njëkohësisht, mund të zgjidhësh një çështje ligjore. Nëse punon në komunikim apo në botime dhe transmetime, mund të jesh duke përfunduar një projekt të rëndësishëm dhe t’ia tregosh botës. Me shumë mundësi, do të marrësh shumë vlerësime.

Puna jote mund të njihet edhe në një aspekt më të gjerë, ndoshta edhe ndërkombëtarisht. Eklipset, shpesh, sjellin lajme dramatike, por ky i 25 marsit do të jetë miqësor për shenjën e Ujorit. Qëndro vigjilent/e për të parë se ç’do të ndodhë.

Në mënyrë romantike, ti je një person kaq joshës dhe magnetik. Falë afërsisë së Afërditës me Marsin, do të ndizen disa shkëndija të bukura dashurie. Nëse je single, me shumë gjasa do të takosh një person të ri interesant. Edhe pasi Afërdita të largohet nga Ujori, ende do të jesh i/e vetëdijshëm/me për efektin që do të kesh tek të tjerët. Është e tepërt të themi se ndikimi do të jetë pozitiv dhe hipnotizues. Këtë muaj do të rrëmbesh dhe thyesh më shumë zemra se zakonisht.

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2024: Ujori dhe Peshqit

Ky mund të jetë një muaj i rëndësishëm për ty, jo vetëm sepse mund të kesh ditëlindjen, por sepse Hëna e re te Peshqit do të të motivojë të ecësh përpara dhe të marrësh më shumë përgjegjësi. Kjo Hënë e re do të bëjë një bashkëpunim të bukur me sundimtarin tënd, Jupiterin, planetin e fatit dhe me Uranin, planetin e befasive dhe ngjarjeve të papritura.

Kjo Hënë e re mund të të sjellë një projekt me rëndësi në shkrim ose bisedim, ndaj mund të të duhet të udhëtosh papritur. Këto mundësi mund të ndodhine dhe të dyja në të njëjtën kohë. Marsi do të jetë gjithashtu në rrugën e Peshqve dhe ky është një privilegj i madh që shënon një periudhë të mrekullueshme, për të filluar diçka të re dhe të bukur. Marsi do të të japë më shumë prezencë, energji dhe lëvizje në shenjën tënde.

Megjithatë, ekziston një paralajmërim: Në muajin prill Mërkuri do të jetë në prapavijë pothuajse gjatë gjithë muajit, ndaj mbylli të gjitha projektet dhe gjërat që ke lënë pezull gjatë marsit. Nëse ke një projekt që e ke lënë pak pas dore për arsye të ndryshme, atëherë ndoshta është momenti ta rinisësh sërish.

Edhe Afërdita do të kalojë nga shenja jote, duke të të dhënë më shumë shkëlqim. Nga 11 marsi, deri më 4 prill, do të kesh një periudhë të ndritur, ku do të bësh gjërat që të pëlqejnë, si dhe mund të të ngjallet një dëshirë e re për të ndryshuar pamjen tënde të jashtme.

Më 25 mars do të ndodhë edhe një eklips hënor dhe do të sjellë përfundimin e ca bisedimeve financiare. Nga ana tjetër, Plutoni do të jetë në një pozicion të mirë dhe kjo do të sjellë një punë të re, më shumë para dhe mundësi të arta dhe emocionuese.

Paratë do të jenë me bollëk këtë muaj dhe do të arrish të mbulosh faturat, shpenzimet dhe të llastosh veten. Afërdita do të qëndrojë në krye të eklipsit, duke të të sjellë më shumë fat. Urani do të të sjellë lajme të reja dhe të papritura. Mos u tremb, janë lajme të bukura, që mezi pret t’i dëgjosh.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.