
Ka shumë këshilla që qarkullojnë në raport me prindërimin, nga ato që thonë gjyshet, te shoqet e ngushta, koleget etj. Përgjegjësitë, detyrimet apo kufijtë që duhen vendosur për fëmijët e grupmoshave të ndryshme janë vetëm njëra anë e medaljes. Janet Bayramyan, terapiste traume në Kaliforni, thotë se ekzistojnë në fakt pesë gjëra që nuk duhet t’i bëni me fëmijët, nëse doni të rrisni individë me personalitet të fortë dhe të qëndrueshëm.
Ja për çfarë bëhet fjalë:
#1 Nuk duhet t’i vendosni shumë përgjegjësi fëmijëve
Po, është e rëndësishme të mësosh përgjegjësinë, por Bayramyan rekomandon të jesh i/e vetëdijshëm/me se sa dhe çfarë lloj përgjegjësie dhe presioni po u bën fëmijëve. “Është e rëndësishme t'i lejosh fëmijët të jenë fëmijë,” thotë ajo. Kur prindërit vendosin përgjegjësitë e të rriturve mbi fëmijët, fëmija mëson të injorojë nevojat dhe ndjenjat e veta dhe e ka shumë më të vështirë të zhvillojë ndjenjën e tij për veten.
#2 Besimi te fëmijët
Është shumë e rëndësishme që prindërit të mos u besojnë fëmijëve 100%, ose të mos vendosin nevojat e tyre emocionale tek fëmijët. Në thelb, kjo sinjalizon se prindi nuk ka krijuar kufij të shëndetshëm emocionalë me fëmijët, gjë që me kalimin e viteve projektohet te fëmija që ndien nevojën për t'u përfshirë në sjellje dhe situata të ndryshme me njerëzit.
#3 Nuk i kushtoni rëndësi ndjenjave të tyre
Prindërit duhet të ndalojnë së shpërfilluri ndjenjat e fëmijëve sepse kjo i dëmton ata, duke i bërë që të mos kenë besim te vetja, të përjetojnë paaftësi për të rregulluar emocionet dhe për më tepër i shtyn ata të kërkojnë konfirmim te njerëz të tjerë. Adresimi i ndjenjave të fëmijës dhe ndihma për t’i mësuar ata që t’i shprehin në mënyra të shëndetshme është kaq thelbësore.

#4 Nuk i jepni rëndësi nevojave të tyre
Kujdesi për veten, mundëson që të keni njëherësh edhe kujdesin e duhur për familjen. Energjia pozitive që ndjeni për veten, afërmendsh transmetohet te fëmija dhe kjo ndikon pozitivisht. Por, kjo nuk do të thotë që të mos keni në vëmendje te nevojat e fëmijëve tuaj. Ato janë po aq të rëndësishme, sa gjithçka tjetër që sillet rrotull jetës suaj si prindër.
#5 Të bërit e bisedave të të rriturve në sy të fëmijëve
“Në varësi të moshës së fëmijës, bisedat e të rriturve para fëmijëve mund të kenë efekte negative në shëndetin e tyre mendor,” thotë Bayramyan, duke shpjeguar se fëmijët janë sfungjer dhe thithin shumë nga ato që dëgjojnë. Ata mund të mos e kuptojnë kontekstin e bisedës dhe kështu mund të kenë frikë, konfuzion dhe keqkuptim. Kjo është veçanërisht e dëmshme në rastet kur një fëmije i mungon konteksti dhe përvoja dhe i interpreton çështjet si ndodhi për faj të tij/saj.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Pure Wow