Celebrity Style

Rihanna të tregon si të vishesh në aeroport, në mënyrën më komode

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2024

Rihanna të tregon si të vishesh në aeroport, në
FOTO: SPLASH NEWS

Ajo ka aftësinë që të magjepsë jo vetëm me zërin, por edhe me stilin e saj që gjithnjë ka vend për komente. Rihanna u pa duke hipur në një avion privat me partnerin A$AP Rocky dhe dy fëmijët e tyre dhe nisur nga fotot dukej qartë se familja ishte gati për aventurën e radhës së pushimeve.

Superylli kishte zgjedhur një komplet sportiv tutash, me pantallona të gjera dhe bluzë me kapuç në ngjyrë gri. Ajo e kompletoi stilin me një kapele në ngjyrë jeshile, atlete të bardha dhe një palë syze dielli në ngjyrë kafe të errët.

Jemi në rregull deri këtu për formulën e prakticitetit që duhet gjatë një udhëtimi të gjatë. Por, ajo që ra në sy ishte çanta Lady Dior që këngëtarja e mbante krahas një tjetër çante të zezë sportive, ideale për disa ditë pushimesh me familjen.

Rihanna të tregon si të vishesh në aeroport, në
FOTO: SPLASH NEWS

Çanta prej lëkure, në formë katrore dhe me detaje tegelash të dukshme, mund të jetë perfekte për të plotësuar një stil për një darkë në restorant, një takim me miqtë, por Rihanna është këtu për të vërtetuar të kundërtën.

Edhe një çantë klasike mund të jetë e duhura për ta bërë një veshje të përshtatshme për në aeroport.

Goca, mbani shënime për stilin e radhës të udhëtimi, nëse vendosni të frymëzoheni nga Rihanna!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Harper’s Bazaar