Instagramming

Armaldo thumbon banorët e eliminuar nga “BBVA 3”

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2024

Armaldo thumbon banorët e eliminuar nga “BBVA 3”

Armaldo Kllogjeri, megjithëse ndodhet në Toronto, sërish ka pasur kohë dhe nge që të “akuzojë” banorët e këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania” se po kopjojnë lojën e tij. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, tenori, pasi përshëndet ndjekësit, shprehet:

“Jam në Toronto. Dola të pi një birrë se na lodhi kokën ai “Big Brother”, na mori shpirtin. Kanë filluar të kopjojnë edhe si duhet të dalësh nga shtëpia, pa i dhënë dorën njërit, pa i dhënë dorën tjetrit. Tani, kush kopjon del në klasë thonë. Ka dalë edhe ajo shprehja tjetër, kush kopjon, kalon”, thotë Armaldo i buzëqeshur dhe s’e kursen edhe një “I love you” për njerëzit.

Armaldo thumbon banorët e eliminuar nga “BBVA 3”

Me kë e pati Armaldo a.k.a Maestro?

Rishtazi, Sara përshëndeti vetëm Meritonin dhe Bardhin, pasi u përjashtua nga formati. Disa kohë më parë, edhe Graciano, pasi la shtëpinë, nuk takoi askënd.

S’e dimë me kë e ka saktësisht Armaldo, por gjithsesi, mund të themi se vendimi për të mos i dhënë dikujt dorën nuk është një lojë e patentuar.