Celebrity

Demi Lovato thotë se ka më shumë besim te vetja, falë ndërhyrjeve dhe trajtimeve

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2024

Demi Lovato thotë se ka më shumë besim te vetja, falë
FOTO: GETTY IMAGES

Për shumë goca të famshme, tema të tilla si injeksionet, trajtimi i rrudhave apo fillersat janë një tabu, ndërsa Demi Lovato na provon të kundërtën me deklaratat e saj. Ajo ka folur në jo pak raste për betejën e saj me varësitë ndaj drogave, shëndetin mendor dhe seksualitetin, e këtë radhë është rutina e bukurisë ajo që ka marrë vëmendjen e këngëtares.

Për të, trajtimet e bukurisë janë një investim i duhur në çështjet e besimit te vetja dhe jo vetëm. "Unë kam besuar gjithmonë në gjetjen e zgjedhjeve që përmirësojnë trupin, fytyrën apo lëkurën tuaj. Trajtimet na ndihmojmë të dukemi më mirë dhe njëherësh të ndihemi më ndryshe. Çështje besimi, sidomos kur shihni rezultatet e duhura,” thotë ajo.  

Demi Lovato thotë se ka më shumë besim te vetja, falë
FOTO: GETTY IMAGES

Artistja thotë se gjithnjë ka qenë e hapur me fansat për rutinën e bukurisë. "Unë jam gjithmonë transparente për këtë aspekt. Sepse ndarja e eksperiencave për trajtimet e bukurisë, injeksionet duket se e normalizojnë këtë si qasje duke thyer kësisoj edhe tabutë,” vijon Lovato. Gjithçka për këngëtaren ka të bëjë me të ndjerit mirë me veten. Pra, e thënë më hapur: Bëni atë që ju bën të ndiheni rehat me lëkurën tuaj!

Demi Lovato, e cila së fundmi është fejuar me muzikantin Jordan Lutes, është ndjerë e sigurt në aspektet e trajtimeve dhe vendosja e një regjimi të caktuar bukurie ka ndikuar në këtë. Një tjetër detaj për të cilin ajo po kujdeset janë flokët. “Nuk e di se si do të duket për dasmë, por shpresoj se do të jetë më të gjatë dhe ende me të njëjtën ngjyrë,” shtoi këngëtarja.

Muajin e kaluar, ajo ka konfirmuar faktin se bashkë me partnerin janë në proces planifikimi për ceremoninë martesore dhe si shumë nuse të tjera, Lovato ka nisur të bëjë kërkimet për modelin e duhur, jo vetëm për flokët! Fustani, grimi, këpucët dhe gjithçka tjetër në emër të ditës më të bukur të jetës për të!

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Instyle