
getty
Shtëpia e modeles Cara Delevingne është përpirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Zëdhënës nga departamenti i zjarrfikësve të Los Angeles-it kanë zbuluar se morën një telefonatë rreth orës 3:57 të mëngjesit për t’u lajmëruar mbi zjarrin e ndodhur.
Zjarri i rëndë kishte nisur në pjesën e pasme të shtëpisë dhe kishte arritur te njëra nga dhomat. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa, fotot e ngjarjes janë bërë virale.
Përhapja e flakëve çoi deri në largimin e rezidentëve të zonës dhe të kontrollohej trafiku. Cara ishte në Angli gjatë ngjarjes pasi po luan një shfaqje teatrale në Londër.
Modelja nuk ka reaguar ende për këtë situatë.