
Gigi Hadid e di përmendësh formulën e protagonizmit, apo se si të krijojë një moment të veçantë në modë. Si modele, ajo ka një arkivë të pasur me tendenca dhe prerje ikonike që i kanë rezistuar kohës. Por, edhe pse trendet janë ciklike, kur ato “përqafohen” nga gocat e famshme marrin “vulën” e konfirmimin në çështjet e prurjeve të reja.
Pasi mori vendimin për të prerë flokët shkurt dhe dokumentoi virtualisht të gjithë procesin përmes një videoje me parukierin personal, supermodelja i dha një tjetër dimension stilit bob të flokëve, sa duket si një rikthim në vitet ’90. Jackie Kennedy apo Dianna Ross, çfarë ju kujtojnë këto emra dhe modelet ikonë të flokëve të tyre?
E veshur me një palë streçe në ngjyrë blu, xhaketë të zezë dhe çorape të bardha, Gigi u fotografua në rrugët e New York-ut me modelin bob të flokëve, me skajet fundore të theksuara dhe të krehura nga jashtë. Përtej bob-it klasik, ky model retro bëhet edhe më i lezetshëm nëse i shtoni disa karfica apo kapëse në formë fjongoje apo fluturash, syze dielli dhe të tjerë aksesorë që e plotësojnë më së miri pamjen tuaj.
Nëse doni që të arrini të njëjtin model flokësh, por në kushtet e shtëpisë, mjafton që thani mirë flokët (gjithnjë nëse i keni të prera shkurt) dhe më pas të fokusoheni tek dy centimetrat e fundit duke i kthyer nga jashtë me tharësen dhe furçën e flokëve.
Mos harroni, më përpara se Gigi Hadid kanë qenë të tjera goca të famshme që kanë zgjedhur të njëjtin model flokësh, nga Jennifer Lopez te Hailey Biber.
Po ju risjellim në kujtesë përmes fotove disa syresh prej tyre!
#1 Jennifer Lopez

#2 America Ferrera

#3 Hailey Bieber

#4 Laura Harrier

Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Glamour