Ushqim & Pije

Si t’i lani frutat dhe perimet në mënyrën e duhur

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2024

Si t’i lani frutat dhe perimet në mënyrën e duhur

Të dish mënyrën e duhur se si pastrohen frutat dhe perimet është një shërbim thelbësor që ju i bëni shëndetit tuaj, pasi vetëm kështu mund të “hiqni qafe” mikrobet, pesticidet apo papastërtitë e tjera. Ndonëse uthulla dhe soda e bukës mbeten metoda të njohura dhe efikase, duket se uji është alternativa më e mirë kur vjen puna te larja e frutave dhe perimeve.

Pse frutat dhe perimet kanë papastërti?

Larja e frutave dhe perimeve shpëlan mikrobet, pesticidet dhe dheun. Ndonjëherë, ato shihen me sy të lirë, e herë të tjera ato bëhen shkak për baktere si  E. coli, salmonela apo viruse të ndryshme. Është shumë e rëndësishme që t’i lani të gjitha këto produkte përpara se t’i konsumoni, t’i përfshini në receta të ndryshme gatimi etj. Larja e frutave dhe perimeve heq papastërtitë, por nuk ul nivelin e pesticideve që gjenden në to.

#1 Si bëhet larja me uthull

Uthulla është një mënyrë natyrale për të pastruar produktet. Metoda e lënies së tyre për disa minuta në një enë të mbushur me ujë dhe uthull është më e mira për prodhime si boronica, lakrat e Brukselit, qershitë dhe domatet.

-Lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda

-Hidheni uthullën në një tas ose enë dhe më pas shtoni produktet

-Lërini aty për disa minuta

-Kullojini dhe shpëlajini me ujë të bollshëm

#2 Si bëhet larja me sodë buke

Hulumtimet kanë treguar se soda e bukës mund të largojë në mënyrë efektive mikrobet, pesticidet dhe dheun.

-Lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda

-Vendosni frutat dhe perimet në një tas ose enë. Shtoni një lugë çaji sodë buke dhe dy gota ujë të ftohtë

-Lërini ashtu për të paktën 12 minuta

-Përdorni një furçë kuzhine për të pastruar perimet e forta

-Kullojini dhe shpëlajini mirë

#3 Mënyra të tjera të thjeshta

Lajini frutat dhe perimet me ujë të rrjedhshëm të ftohtë dhe më pas thajini. Mos i lani me detergjent apo sapun sepse ato mund të përthithen nga frutat dhe perimet, duke ju sëmurur. Asnjëherë mos vendosni sallatë ose produkte të freskëta në një pjatë ose sipërfaqe ku më parë ka pasur mish të gjallë, pulë, prodhime deti ose vezë. Sepse fare pa e kuptuar, mikrobet mund të ngjiten te frutat dhe perimet e freskëta.

Kryesorja, ruajini gjithmonë në një temperaturë të përshtatshme një frigorifer!

Artikuj të sugjeruar:



Burimi: Health