Shqipëria

Sulltan Nevruzi: Ç’duhet të dish për këtë ditë të shenjtë?

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2024

Sulltan Nevruzi: Ç’duhet të dish për këtë
Pinterest

Edhe pse shumica e vendeve në botë e festojnë në 21 mars, Sulltan Nevruzi, ose siç njihet ndryshe "Viti i Ri Persian", në Shqipëri festohet më 22 mars.

Po çfarë është Dita e Nevruzit?

Novruz që ndryshe njihet si ( Noërouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë "ditë e re" dhe është festuar për më shumë se 3,000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Në kalendarin iranian sot është dita e parë e vitit që daton gjithashtu me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Nevruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji, Shqipëri etj.

Kjo ditë konsiderohet e shenjtë pasi shënon ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe dhe sipas legjendës personifikon ringjalljen dhe lindjen e shpresës te njerëzimi.

Zakonisht kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita te njëri-tjeri dhe më pas kryejnë ritet fetare.

Përsa i përket tryezës, nuk duhet kurrsesi të mungojë uji, veza, qirinjtë dhe jeshillëqet. Njerëzit ndihmojë ata që janë në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Në ditët e festës, bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose vendosin në hyrje të portave degë ulliri.

Edhe pse në vendin tonë dita e Sulltan Nevruzit nuk festohet me të njëjtin intensitet si në vendet më sipër, kjo ditë shënon pushim zyrtar në kalendarin tonë. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk harrojnë ta festojnë duke shtruar tryezën me ushqimet simbol të 22 Marsit.

Pjatat tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës, kush e gjen nga pjesëtarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht sultjash dhe ashure.