Ka mjaftuar në bisedë në reality show-n “Ferma VIP” që ka nisur ditën e djeshme në Vizion Plus, ku 16 personazhe të famshëm janë bërë bashkë për të ndarë emocione, ngjarje dhe detaje nga përvojat personale si dhe për t’i dhënë zë fenomeneve apo problemeve që i shqetësojnë.
Duket se ka qenë një moment gjatë bisedës në fermë, ku këngëtarja Çiljeta ka folur për sëmundjen nga e cila vuan nëna e saj.
“Kjo e mamit ishte shok shumë i madh. Por, me Zotin para shpresoj që ta kalojmë sa më shpejt. Thjesht kam merakun e flokëve, se është në atë fazën që po i bien dhe si do e përballojë. Mami po bën kimioterapi dhe nuk mund të marrë ilaçe për rritjen e flokëve, por i kam porositur paruke të bukura,” është shprehur kështu këngëtarja gjatë bisedës së saj.
View this post on Instagram
Personat e tjerë brenda në fermë teksa i flasin për sëmundjen e të ëmës, i thonë këngëtares se ilaçi më i mirë në këto situata është gjendja psikologjike. “Fakti që ajo është e lumtur, rrethohet nga vajza, nipi, nuk ka drama dhe ka parametra të mirë fizike dhe shëndetësorë, kjo e bën që ajo ta kalojë më shpejt këtë periudhë të vështirë,” i thotë një nga banorët e “Ferma VIP”.
Gjithsesi, nisur edhe nga mënyra e bisedës së këngëtares, duket që ajo po e përjeton problemin shëndetësor të së ëmës dhe luftën e saj me kancerin, për sa kohë që ajo flet dhe e ndaj historinë personale dhe këtë shqetësim edhe brenda reality show-t.
Artikuj të sugjeruar: