Celebrity

Ç’lidhje ka princi Harry me akuzat për abuzim seksual kundër Diddy-t?

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2024

Ç’lidhje ka princi Harry me akuzat për abuzim seksual

Princ Harry-t i është përmendur emri në betejën ligjore që ka nisur për reperin Sean “Diddy”, i cili po akuzohet për abuzim seksual.

Producenti muzikor Rodney “Lil Rod” Jones ka zbuluar në dokementet që janë dorëzuar në gjykatë muajin e shkuar se reperi kishte të ftuar personazhe të njohur të ekranit që përfshiheshin në festat me vajzat e trafikimit seksual të vajzave. Mes personazheve që përmenden të kishin akses në këto festa ishte edhe princi Harry.

Por duhet theksuar se ai nuk është përmendur as si i akuzuar, as si mbrojtës i palës së akuzuar. Reagime për këtë detaj nuk ka ende nga ana e princit.

Ç’lidhje ka princi Harry me akuzat për abuzim seksual
Getty

Harry dhe William e kanë takuar Diddy-n në një festë që kanë mbajtur në 2007-ën për të falenderuar personat që morën pjesë në “Concert for Diana”, që u mbajt në Wembley Stadium. Harry dhe Diddy u takuan në festë dhe pozuan krah Kanye West, por nuk ka pasur asnjë detaj apo konfirmim nëse miqësia e tyre u zhvillua më tej dhe nëse patën takime të tjera pas saj.

Reperi po përballet me akuza për trafikim seksual, ndërsa policia po bën kërkime në pronat e tij për prova.

Artikuj të sugjeruar: