
Rihanna është gjithmonë sinonim i trendeve të reja, por aftësia e saj për të “shkundur” gjithë gjërat ku ajo angazhohet, nga biznesi në muzikë apo estetikë janë një qasje e padiskutueshme e yllit të muzikës. Këngëtarja është protagonistja e kopertinës së Vogue China për këtë muaj dhe sigurisht që shfaqja e saj, përtej detajeve të reja të intervistës, vjen edhe me një gamë trendesh në aspektin e pamjes së jashtme.
Këtë herë, vëmendjen e morën thonjtë 3D super të gjatë të artistes, që duket si e mbuluar nga lulet këtë pranverë. Flokët e gjatë biondë, kapelja e kaubojit, thonjtë me lule 3D dhe tone të theksuara e formojnë “çmendurinë” e momentit, bashkë me trendet që përcjell këngëtarja.
Lulet e qëndisura me rruaza në tërësinë e kapelës, te xhaketa apo dhe thonjtë super të gjatë, me majë të mbrehtë duken se sjellin një “buqetë” me lule të materializuara në xhelin e thonjve dhe manikyrit të Rihanna-s.
#1
#2
#3
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: TZR