
Rebel Wilson mendon se Adele nuk e ka qejf aspak dhe arsyeja është se njerëzit dikur e ngatërronin me aktoren për shkak të ngjashmërisë në pamje dhe fizikut. Aktorja e “Pitch Perfect” e bëri deklaratën në librin “Rebel Rising”. Detaji u zbulua nga Us Weekly të cilët kanë marrë në dorë në pjesë të tij para publikimit.
“Ndonjë aktore mund të ofendohet nëse unë e thërras ‘të mbushur’ në këtë libër, ndaj duhet të jem e kujdesshme për çfarë them. Ja pse mendoj se Adele më urren”, ka shkruar ajo në libër.

“Ishte një moment kur Adele ishte më e mbushur se unë dhe disa njerëz na ngatërronin me njëra-tjetrën”, vazhdoi Wilson, duke bërë supozime për këngëtaren e njohur, edhe pse e sqaron që në të vërtetë nuk e ka pyetur kurrë për këtë mendim.

Megjithatë aktorja shpjegon se kanë rastisur të jenë në evente të përbashkëta dhe kur ka tentuar t’i afrohet Adele, këngëtarja gjithmonë i është shmangur, sepse sipas saj nuk i pëlqente ta krahasonin me “të shëndoshën Amy” (roli që Rebel luante në “Pitch Perfect”).
Adele nuk ka reaguar për këtë supozim.
Artikuj të sugjeruar: