Astro Fun

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french që të përshtaten

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2024

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Kur bëhet fjalë për modelet trend të thonjve, frenchi klasik dhe çdo qasje e guximshme si në formë po ashtu edhe në ngjyrën e zgjedhur është një element që duhet provuar. Por, me kaq shumë stile që qarkullojnë, e kishit menduar që të merrni frymëzim bazuar në ditën kur keni lindur?

Duket se shenja juaj e horoskopit përfaqëson identitetin që lidhet me pjesën estetike, duke përfshirë edhe artin e thonjve. Për shembull, një Luan mund të tërhiqet drejt modeleve që bien në sy dhe tërheqin vëmendjen, ndërsa një Virgjëreshë preferon një pamje më të pastër dhe klasike.

Por, le të zbulojmë bashkë modelet french që bëjnë për ju, bazuar thjesht e vetëm në shenjën tuaj të horoskopit!

#1 Dashi

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Dashi njihet për pasionin dhe guximin që ka, ndaj thonjtë french me majë të kuqe theksojnë disi atë shpirtin e tyre të zjarrtë.

#2 Demi

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Demi zgjedh modele që mishërojnë tipare të personalitetit të tyre. Të lindurit e kësaj shenje duan bukurinë natyrale, ndaj zgjedhin tone neutrale dhe të buta, por gjithnjë shumë elegante.

#3 Binjakët

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Binjakët janë të gjallë dhe dinamikë, ndaj tonet futuriste të argjendit i bëjnë të duken perfektë në shkëlqimin e tyre.

#4 Gaforrja

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Gaforret janë thellësisht në harmoni me emocionet, ndaj nuancat qetësuese të rozës që japin një ndjesi qetësie dhe ngrohtësie janë gjithnjë preferencë e të lindurve të kësaj shenje.

#5 Luani

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Luanët sundohen nga dielli dhe dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes. Ndaj, tonet prej floriri janë gjetja më e mirë për të shprehur guximin dhe individualitetin.

#6 Virgjëresha

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Gocat e kësaj shenje duan dizajnë të pastra dhe minimaliste, ndaj një manikyr tradicional i bardhë french është një super gjetje.

#7 Peshorja

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Peshoret kanë më shumë shanse të tërhiqen nga një majë e pastër dhe mikro french, një dizajn sa modern, aq edhe klasik.

#8 Akrepi

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Tonet e thella të vishnjës apo qershisë së zezë simbolizojnë pasionin dhe fuqinë e tyre. Pra, nëse shihni goca Akrep me thonj të tillë mos u çudisni!

#9 Shigjetari

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Shigjetarët janë kërkuesit e emocioneve të horoskopit dhe preferencat e tyre për manikyrët janë po aq të guximshme. Një blu e fortë? Pse, jo!

#10 Bricjapi

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Natyra e disiplinuar dhe ambicioze e Bricjapit mishërohet nga thjeshtësia dhe tonet e kafesë së thellë janë shpesh preferencë e kësaj shenje.

#11 Ujori

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Ujorët përcaktohen nga zgjedhjet e çuditshme, prandaj dhe thonjtë french nuk bëjnë përjashtim. Thonjtë 3D, origjinalë dhe të veçantë janë një must për këtë shenjë.

#12 Peshqit

Na thuaj çfarë shenje je, të të themi thonjtë french

Peshqit janë ëndërrimtarët e horoskopit, ndaj dhe manikyri i tyre pasqyron këtë anë të butë të karakterit. Nuanca vjollcë, me një bazë neutrale është e përsosur për të plotësuar aspektin estetik të Peshqve.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Bustle