
Çifti i njohur, Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher kanë zbuluar se po divorcohen pas 14 vitesh martesë dhe më shumë se 20 vite bashkë. Dy aktorët e dhanë lajmin mes postimit të dy imazheve të njëjta në profilet përkatëse në Instagram gjatë së premtes në mbrëmje.
“Pas një loje të gjatë tenisi që zgjati më shumë se 20 vite kemi vendosur të lëmë raketat”, nis shkrimi duke vazhduar sqarimin me faktin se martesa është vendosur të mbarojë në 2023-shin.
“Ne e kemi vlerësuar gjithmonë privatësinë dhe kemi qëndruar të heshtur, teksa ndodhnin këto ndryshime. Gjithë jetën do ndajmë përkushtimin ndaj fëmijëve tanë. Me shumë sinqeritet, do e vlerësonim shumë të respektonit nevojën e familjes tonë për privatësi”, mbylli çifti deklaratën, krah fotos me veshje tenisi.

Baron Cohen dhe Fisher u njohën në 2001-shin dhe u fejuan 3 vite më pas. Ata u bën prindër të një vajze në 2007-ën. Në 2010-ën u martuan në Paris dhe më pas u bënë prindër të dy fëmijëve të tjerë.
Ky njoftim erdhi fill pas deklaratave të Rebel Wilson për bullizim nga ana e aktorit.
Sipas deklaratave të saj, Baron Cohen i ka kërkuar vazhdimisht të dalë nudo në film dhe ajo nuk ka pranuar, de kjo situatë e ka bërë të ndiejë neveri ndaj i ka dedikuar një kapitull të tërë në librin “Rebel Rising”, i cili pritet të dalë në shitje prej 2 prillit.
Ngjarja ka nxitur reagime online rreth temës shumë të diskutuar ndër vite për pabarazinë në Hollywood dhe përtej tij, për shumë vajza dhe gra që vihen në situata të papërshtatshme në ambiente pune.
Artikujt të sugjeruar: