Celebrity

Pse njerëzit janë të bindur se në familjen Cyrus po ndodh një dramë?

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2024

Pse njerëzit janë të bindur se në familjen Cyrus po ndodh 

Noah Cyrus s’u mendua dy herë dhe pëlqeu foton e Liam Hemsworth, i cili publikoi një moment nga stërvitja e tij dhe falenderoi njerëzit që kishin parë projektin e tij të fundit, “Land of Bad”. Këngëtarja 24-vjeçare pëlqeu foton e ish-bashkëshortit të së motrës, duke ndezur një lukuni komentesh në rrjete të ndryshme sociale.

Pse njerëzit janë të bindur se në familjen Cyrus po ndodh
 
“Ok, situata është e ngatërruar”; “Jetoj për këto drama”; “Ç’po ndodh me këtë familje? Dikush duhet të na ndriçojë”; “Seriozisht? Noah, a je mirë?”; “Miley, kontrollo motrën” ishin disa nga komentet dhe postimet në X dhe TikTok.

Pse njerëzit janë të bindur se në familjen Cyrus po ndodh
 
Reagimi i Noah vjen pas dramës së supozuar mes saj, të ëmës dhe bashkëshortit të saj aktual. Sipas thashethemeve, Tish Cyrus u martua me aktorin Dominic Purcell, me të cilin thuhet se dilte e bija, Noah.

Sipas një burimi për US Weekly, Noah dhe aktori i “Prison Break” dilnin bashkë për 8-9 muaj, derisa e ëma e Noah, Tish, nisi të shfaqte interes. Një burim i afërt me Miley-n e konfirmoi thashethemin, duke thënë se Miley nuk dinte asgjë dhe u përball me të ëmën: “Ajo mendon se është një situatë e çuditshme, por e do të ëmën dhe dëshiron që ajo të jetë e lumtur”.

Pse njerëzit janë të bindur se në familjen Cyrus po ndodh

Sipas një tjetër burimi anonim, çifti Tish dhe Dominic kanë nisur terapinë në çift për të punuar më shumë mbi komunikimin e tyre. Ata konfirmuan lidhjen për publikun në nëntor të vitit 2022. Më pas, u martuan në një prej pronave të Miley-t dhe në dasmë mungoi pikërisht Noah.

Artikuj të sugjeruar: