Fëmija i Jennifer Garner dhe Ben Affleck ka pranuar publikisht se është transgjinor. Emri i lindjes është Seraphina Rose, ndërsa emri i ri i përzgjedhur është Fin. Fin është 15 vjeç dhe fëmija i mesëm i ish-çiftit të famshëm.
Fin mori fjalë gjatë ceremonisë përkujtimore të gjyshit të ndjerë, babait të Jennifer, ku u prezantua me identitetin e ri. I veshur me një kostum të zi dhe flokë të qethura shkurt, Fin foli në kishë, duke thënë: “Përshëndetje! Unë quhen Fin Affleck” dhe më pas, vijoi të lexonte një varg nga Bibla.
Fin prej kohësh ka eksperimentuar me flokët dhe veshjet. Madje, njerëzit morën një “mesazh të fshehtë” për emrin e ri, pasi në një foto shfaqej çantë e tij e shkollës, në të cilën shkruhej “Fin”. Fotoja u shkrep nga paparacët, teksa Fin përqafonte të ëmën dhe bëhej gati të shkonte në shkollë.

Ai ka një motër më të madhe, Violet Anne dhe një vëlla tjetër, Samuel. Jennifer dhe Ben u ndanë në vitin 2018 dhe kanë një marrëdhënie të mirë, sidomos për hir të fëmijëve.
Artikuj të sugjeruar: