Celebrity

Jennifer Aniston flet për jetën e saj dhe rëndësinë e serialit “Friends”

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2024

Jennifer Aniston flet për jetën e saj dhe rëndësinë e
getty

Jennifer Aniston u shfaq në kopertinën e 50-vjetorit të People, si një nga të ftuarit specialë dhe ndau me botën këndvështrimin e saj për karrierën, duke pranuar se në shtëpi ka shumë kuti me kujtime nga gjithçka ka bërë në jetë.

“Nëse do doje të zbuloje të vërtetat e gjithçkaje për mua, aty e ke përgjigjen”, zbulon Jennifer.

Jennifer zbulon se ishte 11 vjeç kur kuptoi se donte të bëhej aktore. Ndër të tjera ajo tregon se ka mësuar shumë gjëra në jetën e saj, ndër to, durimin, mirësinë dhe respektin ndaj kolegëve aktorë. “Duhet të thuash gjithmonë të vërtetën”, thekson Aniston.

Ajo është gjithmonë nervoze në tapetin e kuq edhe pas dekadash që kalon në të. Ndërsa kur u pyet për kopertinën “Friends” në revistën People, Jennifer, e përshkroi si një nga eksperiencat më emocionese në botë.

“Kam mësuar shumë nga ajo kohë me 10 sezonet e “Friends”. Kam miqtë më të mirë prej saj”, thekson Aniston.

Artikuj të sugjeruar: