Flokët

Hailey na tregoi ngjyrën e re të flokëve dhe besojmë se do e adhuroni

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2024

Hailey na tregoi ngjyrën e re të flokëve dhe besojmë se do e
FOTO: GETTY IMAGES

Hailey Bieber është rikthyer në epokën e saj bob, por me një ndryshim në nuancën e flokëve që duket se vjen si një konfirmim për sezonin e pranverës. Pak orë përpara festivalit “Coachella”, influencuesja shpërndau disa foto dhe video në Story-t e Instagram duke treguar disa ndryshime në gjatësinë dhe ngjyrën e flokëve. Nga çokollata e errët, në një transformim tipik pranveror me një tonalitet gati “bronde” (kombinim i ngjyrës kafe me bionden e çelur), ndërsa gjatësia e flokëve është akoma më e theksuar.

Hailey na tregoi ngjyrën e re të flokëve dhe besojmë se do e
FOTO: INSTAGRAM/HAILEY BIEBER

Pra, vajza vëmendje! Hailey sapo dha konfirmimin për ndryshmin tipik që ju duhet këtë sezon sa i takon flokëve. “Kthim tek e shkurtra,” shkruan ajo në videon që e shoqëron me filtrin e qershisë, teksa kalon gishtat nëpër flokë për një qasje më nga afër për ndryshimin e radhës.

Në postimin tjetër ajo publikoi aksesorët e saj të diamantit, më saktë unazën me shkronjën “J” dhe tjetrën me një “B” të madhe, që me sa duket janë një dedikim për bashkëshortin, Justin Bieber, duke hedhur njëherësh poshtë zërat për divorc dhe krizë në martesën e tyre.

Hailey na tregoi ngjyrën e re të flokëve dhe besojmë se do e
FOTO: INSTAGRAM/HAILEY BIEBER

Ndërsa, në postimin e radhës Hailey shfaqet duke shijuar një akullore, e veshur thjesht me një bluzë jeshile, pantallona të shkurtra të bardha dhe flokët e kapura topuz.

Hailey na tregoi ngjyrën e re të flokëve dhe besojmë se do e
FOTO: INSTAGRAM/HAILEY BIEBER

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Instyle