Kosova

Lajmi tronditës në Pejë/ Burri vret gruan në banesë

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2024

Lajmi tronditës në Pejë/ Burri vret gruan në banesë
Gjyljeta Ukella u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi. Ai vrau me armë, me dy plumba në kokë bashkëshorten e tij, duke lënë pas 3 fëmijë, të cilët në momentet e ngjarjes nuk ndodheshin në banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, duke ndezur reagime të forta publike për vrasjet e shumta të grave në Kosovë.

Autori është arrestuar nga policia e Kosovës, brenda 48 orëve dhe thuhet se është vetëdorëzuar dhe ka pranuar krimin e kobshëm. Më parë, ai është gjobitur për dhunë në familje. Motivet e krimit nuk dihen ende.

Gjyljeta, prej 2 vitesh punonte si asistente stomatologe dhe sipas kolegëve të saj, ishte një grua e urtë dhe punëtore, e cila shihte punët e saj.

Lajmi tronditës në Pejë/ Burri vret gruan në banesë

Për rastin reagoi edhe kryetari bashkiak i Pejës, Agim Kurmehaj, i cili u shpreh për Telegrafi: “Isha në vendin e ngjarjes, sapo u ktheva.  Atje ka mbetur prokurori kujdestar dhe zëdhënësi i Prokurorisë, është një rast i rëndë ku dyshimet janë ku i dyshuari ka vrarë gruan e vet. Për momentin i dyshuari është arrestuar, dhe këto janë informatat fillestare, ndërsa më vonë do të dalim me njoftim zyrtar. Vetëm burri dhe gruaja kanë qenë në banesë. Sipas informatave të deritanishme, çifti kanë tre fëmijë”.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, njerëz të famshëm dhe të thjeshtë po reagojnë për vrasjen masive të grave shqiptare, të cilat ende janë të pambrojtura dhe u merret jeta nga burrat me të cilët ndajnë jetën.

Lajmi tronditës në Pejë/ Burri vret gruan në banesë

Ngjarja e Pejës është e dyta brenda pak ditëve, pasi disa ditë më parë, Valon Aliu, ekzekutoi të shoqen, Erona Cokli, për shkak të kujdestarisë së fëmijës së tyre.

ì