
Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në fazën e mjaltit të marrëdhënies. Situata bëhet edhe më emocionuese kur personi që është ulur përballë jush i përgjigjet synimeve dhe projekteve që ju keni për të ardhmen. Por, atëherë kur ju nuk e prisni, partneri/ja tërhiqen, nuk dërgojjë më mesazhe dhe nuk flasin më për planet bashkë. Kjo ndryshe njihet si “mashtrimi i së ardhmes” dhe ekspertët thonë se është një flamur i kuq ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes.
“Mashtrimi i së ardhmes është një taktikë manipulimi e përdorur shpesh nga individët me prirje narcisiste. Kjo, për të zhvendosur vëmendjen nga momenti i tanishëm në të ardhmen, në mënyrë që ata të ruajnë kontrollin mbi marrëdhënien dhe të shmangin marrjen e përgjegjësive për veprimet e tyre", thotë Joel Frank, psikolog klinik.
Kur përkushtoheni në një marrëdhënie, është e natyrshme të përqendroheni në cilësitë e mira të partnerit/es dhe të jetoni me shpresë për të ardhmen. Problemi është se kjo situatë mund të krijojë një mungesë stabiliteti që bëhet e pashëndetshme nëse nuk trajtohet.
Shenjat që tregojnë se partneri/ja po ju mashtron për të ardhmen
Mashtrimi u referohet njerëzve që bëjnë premtime të rreme, vetëm për të shpërndarë ide pozitive, ndërkohë që ai/ajo shmangen kur vjen puna tek takimi i familjeve respektive, te premtimi për një darkë bashkë, një aktivitet ndryshe etj.
Një tjetër shenjë: Janë pasigurit ndaj partnerit/es.
Supozojmë se nuk jeni të kënaqur me punën tuaj për shkak të pagës të ulët. Një mashtrues/e e së ardhmes mund t'ju bëjë presion që të hiqni dorë ose të këmbëngulni për të paguar faturat ndërsa jeni i/e papunë.
Mos harroni, këta persona janë të aftë për ta hequr fajin nga vetja dhe për ta kaluar tek të tjerët, vetëm që të dalin mirë në sytë e partnerit/es.
Burimi: Pop Sugar
Artikuj të sugjeruar:
- 8 arsye pse çiftet e martuara nuk bëjnë shumë seks
- Pse viti 2024 është me fat për çiftet që duan të martohen
- 5 shprehje që përdorin çiftet që kanë marrëdhënie të fortë
- 3 ‘gjuhët luftarake’ që përdorin çiftet në raste konfliktesh
- ‘Rregulli i tre muajve’ për çiftet: A duhet besuar sipas ekspertëve?
- E vetmja gjë që çiftet e forta mendërisht nuk e bëjnë kurrë