Flokët

Margot dhe Hailey do të të bindin t'i presësh flokët me modelin "bob barok"

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2024

Margot dhe Hailey do të të bindin t'i presësh flokët me
FOTO: GETTY IMAGES

Nëse ka një term që përcakton bukurinë këtë sezon, kjo është prerja bob e flokëve. Gocat e famshme e kanë zgjedhur këtë model ditët e fundit nga Zendaya te Sydney Sweeney e së fundmi, Margot Robbie dhe Hailey Bieber.

Ndryshe, quhet “bob barok” apo francez që duket se do të dominojë në trendin e flokëve këtë pranverë.

Sigurisht që ky është modeli më i shkurtër i flokëve bob, ndaj dhe dyshja e famshme u kujdes që ta përcillte këtë tendencë nga protagonizmi i tyre në daljet publike. Hailey nga festivali i Coachella-s dhe aktorja Margot Robbie në një eventin e "Annual Breakthrough Prize Ceremony" në Kaliforni, të dyja konfirmuan modelin më IN të flokëve për momentin, plot shkëlqim, me maja të theksuara dhe nuanca yll për stinën ku jemi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)

Ngjyra e çokollatës së ngrohtë në rastin e Bieber, që reflekton bukur dritën natyrale është një gjetje IN, njësoj si edhe në rastin e aktores Robbie që është e njohur për tonet bionde dhe bazën e errët.

Margot dhe Hailey do të të bindin t'i presësh flokët me
FOTO: STEVE GRANITZ//GETTY IMAGES

Por, gjithë vëmendja është te prerja bob barok që me siguri do të kopjohet shumë, pasi gocat e famshme e dhanë konfirmimin për këtë.

Burimi: Elle

Artikuj të sugjeruar: