Celebrity

Beyoncé tregon rutinën e flokëve dhe komentet nuk ndalen

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2024

Beyoncé tregon rutinën e flokëve dhe komentet nuk ndalen
Instagram

Beyoncé u dha njerëzve një shansin të shohin rutinën e kujdesit të saj për flokët si asnjëherë më parë, sigurisht me synim promovimin e produkteve që i përkasin Cécred, markës së saj më të re.

Këngëtarja, e cila ka teksturën tipike të vajzave më ngjyrë në flokët e saj, tregon vetë hap pas hapi si kujdeset për flokët e saj natyralë.

Që nga larja e flokëve ku është kapur një pjesë e mirë e procesit, Beyoncé vazhdon me rregullimin e vetullave, të cilat i lyen dhe më pas me tharjen, ku ndihmon edhe vetë personat që po e rregullojnë. Rezultati është i paparë: Flokë të fryrë kaçurrelë! Në fund, procesi mbyllet me aplikimin e një vaji.

“Është shumë bukur t’ju shohësh të gjithëve teksa kujdeseni për flokët. U desh t’i bashkohesha dhe unë këtij trendi me një video nga arkivat”, shkroi ndër të tjera Beyoncé.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Njerëzit i kanë dalë shumë në mbrojtje këngëtares në këtë postim duke komentuar në mënyrë pozitive për pamjen e saj dhe flokun natyral.

“Negativët i kemi lënë pas”, shkroi dikush. “Ajo është e mrekullueshme”, shkroi një tjetër.
Ndërsa një i tretë shkroi: “Hahahah, e shihni sa shumë flokë ka dhe janë të gjithë të sajët”.

Këto komente erdhën veçanërisht pas sulmeve të mëdha që mori Beyoncé kur lançoi markën e saj. Në atë kohë, shumë persona iu kthyen kundër duke thënë se këngëtarja nuk ka mjaft eksperiencë me kujdesin ndaj flokëve, as ekspertizë të mjaftueshme sepse përdor paruke, por mesa duket, këngëtarja i hodhi poshtë aludimet me këtë video që tregon se flokët e saj natyralë janë në po të njëjtin nivel me “paruket” që thuhet se ka përdorur.