Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Luani dhe Virgjëresha

Nëse e ke seriozisht që do të lësh gjurmën tënde në botë, ky muaj do të të japë një mundësi të shkëlqyer për ta bërë këtë. Në shumë mënyra, premtimet që të kanë dhënë planetet, do të realizohen gjatë këtij muaji. Sektori profesional do të vezullojë dhe ky është një muaj i përsosur për ty. Do të mbërrish në lartësi të reja e të furishme, të cilat mund të të përfshijnë pas Hënës së re në Dem, më 7 maj.
 
Në sektorin e udhëheqjes dhe karrierës, kjo Hënë e re do të bashkojë Jupiterin fatlum dhe Uranin, planetin e befasive dhe Diellin, për të të dhuruar më të mirat. Më vonë, edhe Jupiteri do të bashkohet me planetin e bukurisë, Afërditën, që do të thotë se karriera jote do të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme, e cila do të të bëjë të përparosh dhe të shkosh larg.
 
Të gjithë këta trupa qiellorë do të jenë në Dem dhe ky është një sinjal i mirë që të qëndrosh një person sa më praktik, i vërtetë në dëshirat e tua dhe të jesh i vetëdijshëm për shpenzimet dhe fitimet e tua. Me Marsin në Dash, duket se do të krijosh/forcosh lidhjet e tua ndërkombëtare. Nëse udhëtimet dhe marrëdhëniet jashtë shtetit nuk janë pjesë e jetës tënde, mund të bëhet fjalë për një dëshirë që përfshin sektorin e medias, komunikimit, çështje ligjore, ose arsimin.
 
Ky muaj ka edhe datën më me fat të vitit, 18 majin, ditën kur Dielli dhe Jupiteri do të bashkojnë forcat. Këta dy trupa qiellorë takohen vetëm një herë në vit, në ditë dhe shenja të ndryshme. Fatin e mirë të kësaj dite mund ta ndieni që prej datës 16 maj. Më 16-17 maj mund të bësh një intervistë të rëndësishme pune ose të takosh një person me ndikim. Kjo mund të jetë edhe dita ku për të vetëpunësuarit, mund të qartësohet një marrëveshje me një klient të ri, i cili do të sjellë fitime të majme.
 
Jeta jote e dashurisë do të ketë fokusin e duhur të Hënës së plotë në Shigjetar, e cila do të ndodhë më 23 maj. Një event i rëndësishëm festiv do të ndodhë dhe ti dhe personi i zemrës mund të përjetoni shumë lumturi së bashku. Nëse je beqar/e, do të njohësh dikë të ri, me të cilin/ën do të kesh goxha kimi. Nëse je një person krijues, kjo Hënë e plotë është momenti i përsosur për t’i treguar botës veprat e tua. Do të shohësh gjithashtu se maji do të vendosë theksin mbi shtatzënitë, lindjet dhe kujdesi i përgjithshëm për fëmijët.
 
Në një muaj ku do të shohësh kaq shumë përparim profesional dhe një fluks parash, ki kujdes që të mos e bësh partnerin/en të ndihet keq, ose sikur nuk kontribuon mjaftueshëm. Nëse nuk do të lëndosh ndjenjat e personit tjetër, bëj kujdes, pasi karriera e tij/saj mund të mos ketë kaq shumë bekime sa e jotja.
 
Gjatë këtij muaji mund të zbulosh se je shtatzënë, pikërisht në momentin kur karriera jote ka lulëzuar. Nëse nuk je gati për fëmijë, shto mbrojtjen dhe kujdesin. Ngjarje të bukura të presin, ndaj qëndro entuziast/e!

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Luani dhe Virgjëresha

Ke përpara një muaj të lavdishëm, pasi planetet do të grumbullohen te Demi, një tjetër shenjë tokësore, që do të thotë se secili do të të mbështesë edhe ty. Si Virgjëreshë, do të kërkosh të gjesh një zbatim praktik në gjithçka që bën dhe do të dallohesh këtë muaj. Ti do të kesh mbështetjen e Jupiterit, dhuruesit të suprizave; të Uranit, planetit të befasive dhe ndryshimeve të paparashikueshme; Diellin, i cili do të të bëjë të shkëlqesh; Afërditën, planetin e dashurisë dhe bukurisë. Të gjithë do të ndodhen në Dem dhe do të presin Hënën e re të 7 majit për të të dhuruar më të mirën.
 
Ky grumbullim i jashtëzakonshëm planetesh të ofron një shans të mirë për të udhëtuar, ose për të punuar me individë që janë larg prej teje. Mund të punosh me një person të famshëm përmes rrjeteve të ndryshme sociale, ose je duke marrë pjesë në një projekt që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.
 
Më këtë Hënë të re, e cila bashkëvepron me Uranin, mundësitë mund të të vijnë në mënyrë krejt të papritur, pa asnjë njoftim dhe duhet të tregohesh i/e shpejtë për ta kapur shansin para të tjerëve. Nëse ke në plan të bësh diçka shumë të rëndësishme për të ardhmen tënde, zgjidh ta bësh në datat 17 ose 18 maj, në periudhën më me fat të vitit, kur Jupiteri dhe Dielli rreshtohen në Dem dhe prekin shtpëinë tënde të nëntë, duke të të dhuruar shumë emocione.
 
Ti mund të punosh në një projekt ose sipërmarrje me partnerin tënd romantik, ose me një partner biznesi, që mund të ndikojë pozitivisht në qëndrueshmërinë e biznesit dhe të udhëtojë me ty. Marsi do të gjendet në sektorin tënd financiar, që do të thotë se mund të harxhosh më shumë para. Por, fatmirësisht, do të bashkëpunojë me Plutonin, duke bërë që biznesi të shkojë shumë mirë dhe të mund të gjenerosh një shumë të mirë të ardhurash, që do të kompensojnë shpenzimet.
 
Mërkuri, sundimtari yt, do të të bëjë t’i kushtosh vëmendje shtëpisë dhe shpenzimeve që bën për familjen dhe për punën. Do të kesh një produkt apo ide origjinale për të prezantuar në treg dhe maji është koha më e mirë për të pasur sukses. Do të shpërqendrohesh nga ngjarjet ose lajmet që mund të vijnë nga shtëpia jote, një pronë tjetër që mund të duash ta shesësh/blesh/japësh me qira, ose me një problem që do të kesh me një familjar. Kjo mund të ndodhë nga data 23 maj, në Hënën e plotë. Mund të jesh duke nënshkruar një marrëveshje për të marrë një shtëpi pushimi, apo për të blerë një vepër arti. Me shumë gjasa, do të përfundojë me sukses.

Totalisht rastësisht, Afërdita dhe Jupiteri do të bashkohen në këtë Hënë të plotë për të të dhuruar një fundjavë të gjatë dhe romantike me personin e zemrës.
 
Më 25 maj Jupiteri do të shkojë në sektorin tënd të karrierës për pak më shumë se 12 muaj. Kjo është hera e parë në 12 vjet që e sheh Jupiterin në këtë pozicion, kështu që, e dashur Virgjëreshë, emocionet dhe festa sapo kanë filluar!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.