Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Një projekt i rëndësishëm, personal ose profesional, do të ta tërheqë shpesh vëmendjen tënde në detyra të tjera, sidomos gjatë ditëve që do të pasojnë Hënën e re te Demi, më 7 maj. Ky projekt duket se do të thotë shumë për ty, pasi je përqendruar shumë tek ai, thuajse duke lënë pas dore gjithçka tjetër mënjanë. Sundimtari yt, Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit, do të jetë në sektorin tënd të punës. Detyrat dhe projektet e tua do të kenë një shtrirje të gjerë dhe ka gjasa që të paguhesh në mënyrë bujare.

Në këtë Hënë të re më 7 maj, Jupiteri do të rrotullohet shumë pranë Uranit, planetit të befasive. Kjo sugjeron se mund të kesh më shumë ide kreative se zakonisht, të cilat do të të ndihmojnë të shkëlqesh. Prania e Uranit do të të ndihmojë gjithashtu që të kesh një komunikim më të mirë dhe më shumë kuriozitet.

Planetet e shumta që do të jenë në Dem, sugjerojnë që t’i shtosh një prekje të re dhe praktike jetës tënde, duke mos harruar buxhetin që ke për këtë muaj. Idetë e tua do të jenë fantastike, por ki kujdes që t’i mbash në botën reale, duke iu përshtatur kërkesave të klientëve dhe të jenë të realizueshme në aspektin financiar.

Nëse do të të duhet të paraqesësh idenë tënde para një klienti të rëndësishëm dhe me ndikim, bëjë atë më 18 maj, në ditën më me fat të vitit, kur sundimtari i shenjës tënde, Jupiteri, do të takohet me Diellin, për të të dhënë më shumë bujari.

Nëse rishtazi ke pasur ndonjë shqetësim shëndetësor, ky muaj është ideali për të bërë analiza dhe për të shkuar te një specialist për të bërë një konsultë. Planeti yt mbrojtës, Jupiteri, do të ketë një forcë të madhe dhe do të tregohet shumë i mirë me ty. Hëna e plotë e 23 majit, në Shigjetar, do të jetë një moment i rëndësishëm për ty. Nëse ke lindur pranë datës 24 nëntor, një çështje e rëndësishme do të realizohet, ose do të përmbyllë ciklin.

Mund të jetë një udhëtim i shkurtër për të parë një person të afërt, ose mund t’i japësh fund një marrëdhënieje që të ka turbulluar. Nëse gjen kohën që të udhëtosh në këtë Hënën të plotë, sigurohu që ta planifikosh mirë udhëtimin. Gjithashtu, në këtë Hënë të plotë, do të gjesh Marsin te Dashi dhe kjo do të ndikojë në sektorin tënd të dashurisë së vërtetë. Nëse muajin e kaluar ke ndjerë se gjërat janë ngadalësuar, ky muaj ecën shpejt dhe të sjell shumë ndjesi të reja.

Nëse je beqar/e, mund të takosh dikë që mund të ndryshojë jetën tënde, ngadalë dhe pa u ndjerë. Nëse je në një marrëdhënie, Marsi do të sjellë më shumë argëtim në shenjën tënde, ndaj prit të marrësh më shumë vëmendje, dashuri dhe përkujdesje, veçanërisht më 23 maj.

Sundimtari yt, Jupiteri, do të bëjë lëvizjen e tij historike për të shkuar te Binjakët më 25 maj, për herë të parë që nga qershori i vitit 2013. Binjakët janë një shenjë Ajri që përzihet bukur me zjarrin e Shigjetarit, ndaj do të kesh takime pozitive, për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Muaji maj i ka të gjitha karakteristikat për të qenë muaji më i rrallë dhe magjepsës i vitit. Ky është muaji kur realizohen ëndrrat e dashurisë dhe ngrohtësia e kësaj ndjesie të mbështjell si kurrë më parë. Më 7 maj, në Hënën e re te Demi, Jupiteri, Urani, Afërdita dhe Dielli do të grumbullohen në shenjën e Tokës për të sjellë më shumë fat në shenjën tënde. Shtëpia jote e romancës dhe argëtimit, gjithashtu ajo e lindjes dhe kujdesit për fëmijët, do të marrin gjithë vëmendjen e duhur. Puna jote, nga ana tjetër, do të lulëzojë.

Nëse je single, mund ta shohësh këtë muaj si një mënyrë të re për të nisur një lidhje të re dashurie. Kjo mund të sjellë edhe dashurinë e vërtetë në jetën tënde. Gratë Bricjap do të mbeten shtatzënë më lehtë këtë muaj. Mund të jetë një lajm i mirë për ata që mezi presin një fëmijë, ose një shenjë për të pasur më shumë kujdes, për ata që nuk janë gati për një fëmijë.

Dashuria, këtë muaj, vjen në trajta të ndryshme. Fillimisht, do të ketë një nxitim në raport, pasi do ta takosh dikë që të ka zgjuar kërshërinë. Dashuria do të rritet dhe të thellohet, si në rastet kur ke njohur një person të ri, ose kur je në një lidhje prej kohësh. Gjithashtu, ekziston një dashuri e veçantë për fëmijët dhe bebet.

Ekziston një tjetër mënyrë për të përdorur me bollëk këtë energji pozitive të energjisë së planeteve dhe kjo lidhet me kreativitetin, imagjinatën dhe origjinalitetin, të cilat do të jenë në një nivel shumë të lartë pas Hënës së re më 7 maj. Përqendrohu me një projekt të ri dhe mos u dorëzo, në një muaj kaq të veçantë, ku do të zbulosh pjesën tënde më unike. Bota do ta pres me kuriozitet gjithçka që do të tregosh dhe do të thuash, ndaj bëhu gati të thuash gjëra interesante. Universi, nga ana tjetër, do të dëgjojë pëshpëritjet e tua dhe do të t’i realizojë ato.

Shijo dashurinë dhe kreativitetin gjatë këtij muaji. Maji është i jashtëzakonshëm dhe ka në plan të parë romancën dhe argëtimin, i cili të ka munguar kaq shumë. Nëse ditëlindja jote qëllon nga data 6 deri më 12 janar, do ta ndjesh më shumë energjinë e Hënës së re në Dem.

Ky muaj ka edhe një datë shumë të rëndësishme: 18 majin, ku Dielli dhe Jupiteri do të bashkëveprojnë për të të sjellë shkëlqim te marrëdhëniet e tua të ngushta. Ky muaj do të jetë aktiv, por edhe një mundësi për të pushuar. Tërhiqu pas 23 majit me personin e zemrës, për të përjetuar më shumë momente intime dhe për të reflektuar për ngjarjet e bukura dhe të rëndësishme. Afërdita është në anën tënde, ndaj shijoje majin si kurrë më parë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.