
Dihet botërisht që të famshmet si Gigi Hadid apo Rihanna përbëjnë lajm për çdo gjë që rrotullohet rreth jetës dhe stilit të tyre duke zënë kopertinat e revistave apo tabloidëve më të rëndësishëm. Por, pak e dinë që ato, por edhe shumë të famshëm të tjerë kanë të tjerë emra ndryshe nga ata që ne i njohim në botën e artit, muzikës, filmit etj.
#1 Meghan Markle
Emri i vërtetë i saj është Rachel, por ajo vetë nuk ka folur kurrë publikisht për këtë zgjedhje.
#2 Miley Cyrus
Prindërit e Miley Cyrus kishin një emër tjetër në mendje për vajzën e tyre kur ajo lindi. Siç është shprehur babai i saj gjatë një interviste me Oprah Winfrey, emri i vajzës në lindje ishte Destiny Hope. Por, pseudonimi i saj i fëmijërisë, "Smiley", u kap shpejt, i cili është paraardhësi i Miley-t që të gjithë e njohin.
#3 Bella Hadid
Emri i plotë i modeles është Isabella Khair Hadid dhe ajo përdor versionin e shkurtuar, "Bella" si emrin e saj të njohur.
#4 Gigi Hadid
Sa i përket motrës së madhe të Bella-s, emri i plotë i Gigi Hadid është Jelena Noura Hadid.
#5 Blake Lively
Blake Lively ka një tjetër emër, pra Blake Ellender Brown. Ajo e ndryshoi mbiemrin në Lively, një zgjedhje e nënës së aktores për shkak të angazhimit të saj si aktore.
#6 Olivia Munn
Emri i parë i Olivia Munn është Lisa. Aktorja dhe modelja e njohur hoqi dorën nga emri Lisa në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë mban emrin Olivia.
#7 Lily James
Lily James kishte një arsye personale për ndryshimin e emrit, Lily Chloe Ninette Thomson. Kur babai i saj, James "Jamie" Thomson ndërroi jetë, ajo e nderoi atë duke adoptuar emrin e tij të parë si pjesë e emrit skenik.
#8 Rihanna
Emri i plotë i artistes është Robyn Rihanna Fenty.
#9 Brad Pitt
Brad Pitt është një tjetër yll që ka zgjedhur të përdorë emrin e tij të mesëm në aspektin profesional. Emri i tij i plotë është William Bradley Pitt.
#10 Dakota Fanning
Dakota Fanning gjithashtu ka pasur një tjetër emër të parë në dokumenta , që është Hannah.
#11 Elle Fanning
Ashtu si motra e saj më e madhe, Elle mban emrin e saj të mesëm. Emri i saj i parë është Mary.
#12 Camila Cabello
Emri i vërtetë i Camila Cabello është Karla. Siç shpjegoi ajo në një video të vitit 2017, “Karla është emri im i parë. Camila është emri im i mesëm. Shkurtimisht, familja ime gjithmonë më thërriste Camila.”
#13 Alicia Keys
Emri i këngëtares është Alicia Cook. Shtimi i "Keys" është një shenjë e karrierës së saj muzikore.
#14 Ema Stone
Emma Stone, emri i vërtetë i së cilës është Emily. Ndryshimi është vetëm për shkak të angazhimit në aktrim dhe sferën artistike.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle