Katy Perry ka sjellë shumë paraqitje fantastike në Met Gala, por asgjë nuk krahasohet me pamjen e këtij viti, e cila i mahniti njerëzit. Nuk duam të dukemi si 'polici i festës', por në fakt, e gjithë fotoja është krijuar me inteligjencë artificiale. Por, edhe për të mbrojtur njerëzit në internet, duket kaq reale.
View this post on Instagram
Në foto shihet Katy duke "qëndruar" në pjesën e fundit të shkallëve në muzeun Metropolitan of Art, por fatkeqësisht, momenti ikonik nuk është i vërtetë. Këngëtarja u bë menjëherë virale në X dhe njerëzit u emocionuan, pasi ajo “i ishte përmbajtur” shumë mirë tematikës “The Garden of Time”, e cila u frymëzua nga historia e shkurtër e J. G. Ballard, e shkruar në vitin 1962.
Pas disa orëve, vetë Perry shkroi në Instagram se nuk ishte në Met Gala. “Nuk ia dola dot të isha në Met, duhet të punoj”, u shpreh ajo. Por, e ëma e këngëtares, Mary Perry, mendoi njëjtë si njerëzit që dukej një yll dhe Katy ia ktheu: “Lol, mami, inteligjenca artificiale të gënjeu. Kujdes!”.
Meqë Katy s’ishte dot prezente në eventin e shumëpëritur të modës, po të rikujtojmë ca nga pamjet e saj.
Katy Perry në Met Gala 2019

Katy Perry në Met Gala 2018

Katy Perry në Met Gala 2017

Katy Perry në Met Gala 2016

Katy Perry në Met Gala 2015

Artikuj të sugjeruar: