
Dua Lipa pushtoi “SNL” (Saturday Night Live) dhe shpalosi një shumëllojshmëri modelesh dhe ngjyra flokësh në skeçet e improvizuara. Përveç ngjyrës dhe prerjes aktuale që ka në flokë, Dua u shfaq me disa prerje bob, me flokë në ngjyrë jeshile, bionde, të zeza dhe çokollatë.
Kaq u desh që interneti të votonte për çdo stil të saj duke pranuar se Duas i shkon gjithçka.
Këngëtarja tregoi aftësitë e saj si aktore, këngëtare dhe performuese në një mbrëmje të vetme, si për të rregulluar imazhin e saj, pas një meme-je të famshme që u publikua në 2018-ën, ku shkruhej: “Dua nuk na dha asgjë”. Periudhë kjo për të cilën vetë këngëtarja është shprehur se është ndjerë keq dhe e turpëruar.

“Kur njerëzit u tallën me kërcimin tim online dhe e kthyen në meme, ndërkohë që unë kisha fituar çmimin e ‘Artistes së re më të mirë’. E dija që shumë mendonin se nuk e kisha të gjatë në muzikë. U lëndova. U detyrova të reagoja. Por njerëzit e kishin të vështirë të pranonin se po i mësoja të gjitha para syve të tyre. Unë kam mësuar të kërcej teksa rritesha në karrierë”, deklaroi Dua për The Guardian.
Tani, këtë moment të sikletshëm, Lipa e ka përdorur si ironi: “E mbani mend kur thatë se nuk ju dhashë asgjë. Në fakt, u dhashë meme-n më të mirë. Por sonte ju premtoj se do ju jap gjithçka”. Kjo ishte hapja e saj në SNL.
Artikuj të sugjeruar: