Celebrity

Blake Lively na tregon modelin e thonjve që duket yll në çdo kohë

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2024

Blake Lively na tregon modelin e thonjve që duket yll në çdo
Getty

Blake Lively ka pasur një dalje publike në Manhatan për të festuar koleksionin “Titan” të Pharrell dhe Tiffany & Co. E veshur me një fustan ngjyrë blu, aktorja dukej sikur kishte dalë nga filmat e vjetër të Hollywood.

Por përveç fustanit, mori shumë vëmendje manikyri minimalist që i tregonte të rregullta duart e Lively, duke na kujtuar edhe njëherë se “luksi i heshtur” është trendi i këtij viti në çdo stinë.

Blake Lively na tregon modelin e thonjve që duket yll në çdo
Getty

Ngjyra me efekt perle dhe dizajn klasik french, konfirmoi se sytë shkojnë te manikyri edhe kur ka diamante në gishta.

Kujtojmë se mbrëmë u mbajt edhe Met Gala dhe Blake nuk u shfaq, pasi sipas mediave është duke u përgatitur për filmin e ri dhe pjesën tjetër të kohës ia dedikon familjes së saj.