Instagramming

Anna Lika dhe Bjordi konfirmojnë romancën

Shkruar nga Anabel

8 Maj 2024

Anna Lika dhe Bjordi konfirmojnë romancën

Anna Lika dhe Bjordi Mezini kanë konfirmuar lidhjen, përmes një postimi që aktorja ka bërë në Instagram. Pasi përfliteshin prej kohësh për një romancë, dyshja ka vendosur që pa u ndjerë të postojë një foto. Ndonëse Anna nuk kishte shkruar asgjë në mbishkrim, sërish njerëzit rendën ta uronin për marrëdhënien e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? ???? (@anna_lika)

Bjordi dhe Anna shpesh i kanë shmangur ose u janë përgjigjur me stil pyetjeve për njëri-tjetrin, duke mos e konfirmuar dhe as mohuar romancën e tyre. Gjithsesi, në janar të vitit të kaluar, stafi i Anabel, meqë ka edhe një shpirt kurioz, “nuhati” se mes tyre kishte diçka. 

Kur Bjordi ishte (për herë të dytë) pjesë e “BBVA 2”, e bëri të qartë që në jetën e tij kishte një të dashur, por s’e kishte fare në plan ta tregonte emrin e saj. Por, nuk e dinte regjisori se në botën e Instagram-it merret vesh gjithçka. Pa gjeje pak kush i “tradhtoi”! Një mace!
 
Bjordi, në një moment gjatë qëndrimit të tij, iu drejtua kamerës dhe i tha të dashurës se e do shumë, atë dhe vajzën e tyre.

Pastaj, saktësoi se “vajza” ishte macja e tyre, Amma. Epo, Anna kishte postuar një foto me Amma-n.

Anna Lika dhe Bjordi konfirmojnë romancën

Bjordi gjithashtu, ka publikuar disa foto me macen e lezetshme dhe kështu, e zgjidhëm të gjithë rebusin.

Anna Lika dhe Bjordi konfirmojnë romancën
 
Epo, ja ku na doli fjala!