
Nuk ka dyshim që Met Gala, ngjarja e madhe e modës që bën bashkë personazhet më të famshëm vazhdon ende të ketë interes për çdo detaj që u bë protagonist në media apo rrjetet sociale. Një syresh prej tyre, që ka bërë xhiron në Instagram është një moment i Cara Delevingne, e cila parakaloi në tapetin e kuq me një fund të bardhë dhe një kapuç me gurë dhe shumë shkëlqim në kokë.
Teksa po jepte një intervistë për mediat, kanë qenë Ed Sheeran dhe Stella McCartney që ndërhynë në bisedën e supermodeles.
Në komentet e postimit në Instagram, disa njerëz pretendojnë se Delevingne ka qenë nën efektin e kokainës, për shkak të lëvizjeve të çuditshme dhe mungesës së përqendrimit gjatë intervistës. Të tjerë pretenduan se Sheeran dhe McCartney iu bashkuan qëllimisht intervistës për të tërhequr vëmendjen nga sjellja e Delevingne në Met Gala.
Ylli i “Paper Towns” nuk hezitoi që t’i përgjigjej këtyre zërave duke e bërë të qartë se nuk kishte përdorur kokainë. “Jam esëll prej dy vitesh. Faleminderit për mbështetjen”, u përgjigj ajo në komente.
View this post on Instagram
Duke folur për Variety në Met Gala, Delevingne nuk i shmangu edhe detajet për rrugëtimin e saj drejt heqjes dorë nga alkooli dhe substancat narkotike prej disa vitesh, duke dhënë njëherësh edhe një mesazh sensibilizues për të tjerë njerëz që ndoshta janë duke ecur në të njëjtin rrugëtim si ajo.
"Ti nuk je vetëm," u shpreh modelja. “Nëse unë mund ta bëj, çdokush mundet. Por ju duhet të flisni dhe të jeni të sinqertë për këtë sa më shumë që të mundeni, sidomos me veten tuaj.”
Cara shpjegoi se kishte vendosur t’i jepte zë kësaj çështjeje, me dëshirën për të frymëzuar sa më shumë njerëz.
Artikuj të sugjeruar: