Relationships

Pse baballarët priren të kenë më shumë probleme me shëndetin e zemrës, sipas studimit

Pse baballarët priren të kenë më shumë probleme me
FOTO: wayhome.studio – stock.adobe.com

Fëmijët mund të “shkrijnë” zemrat e prindërve të tyre në shumë mënyra. Por, një studim i fundit tregon se burrat me fëmijë kanë shëndet më të keq të zemrës se ata pa fëmijë. Studiuesit nga “Northwestern University and Ann & Robert H. Lurie Children’s Hospital of Chicago” analizuan të dhënat nga 2,814 burra midis moshës 45 dhe 85 vjeç dhe zbuluan se rezultatet shëndetësore ndryshonin ndjeshëm sipas përkatësisë etnike dhe sa vjeç ishte burri kur lindi fëmija i tij i parë.

Për shembull, burrat që u bënë baballarë nën moshën 25 vjeç dukej se kishin shëndet më të keq të zemrës sesa baballarët e tjerë.

Studimi, i botuar në “AJPM Focus” në fillim të këtij muaji, përdori të dhëna nga studimi etnik i aterosklerozës. Burrat u ndanë në grupe si baballarë ose jo baballarë dhe u vetëidentifikuan në bazë të racës. Studiuesit shikuan një numër treguesish shëndetësorë, duke përfshirë dietën, ushtrimet dhe zakonet e pirjes së duhanit, peshën, presionin e gjakut dhe nivelet e glukozës.

Autorët e studimit supozuan se streset që vijnë me prindërimin e bëjnë më të vështirë për burrat që të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme nëpërmjet dietës ose stërvitjes, sepse të pasurit fëmijë u merr më shumë kohë.

“Ndryshimet në shëndetin e zemrës tregojnë se përgjegjësia e shtuar e kujdesit ndaj fëmijëve dhe stresi gjatë atësisë mund ta bëjnë të vështirë për burrat që të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme, të tilla si një dietë apo stërvitje,” shprehet autori i studimit, John James Parker.

Baballarët e rinj kishin shëndetin më të keq

Burrat që kishin fëmijët e tyre të parë kur ishin më të rinj se 25 vjeç kishin rezultatet më të këqija shëndetësore, si dhe norma më të larta të vdekjeve, zbuloi studimi. Kësisoj, në një moshë kaq të re, shanset që të mos keni shtëpi dhe të keni pagë më të ulët, e bëjnë më të vështirë përmbushjen e detyrime financiare për familjen dhe si rrjedhojë, kjo përkthehet në më shumë stres dhe probleme me shëndetin, kryesisht me zemrën.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: New York Post

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Why do fathers have worse heart health? Here's what this study reveals

Pse baballarët priren të kenë më shumë probleme me
PHOTO: wayhome.studio – stock.adobe.com

Children can "melt" their parents' hearts in many ways. But a recent study shows that men with children have worse heart health than those without children.

Researchers from Northwestern University and Ann & Robert H. Lurie Children's Hospital of Chicago analyzed data from 2,814 men between the ages of 45 and 85 and found that health outcomes varied significantly by ethnicity and how old the man was when his child was born. seen.

For example, men who became fathers under the age of 25 appeared to have worse heart health than other fathers.

The study, published in AJPM Focus earlier this month, used data from the Multi-Ethnic Study of Atherosclerosis. Men were grouped as fathers or nonfathers and self-identified as black, Chinese, Hispanic, or white. The researchers looked at a number of health indicators, including diet, exercise and smoking habits, weight, blood pressure and glucose levels.

The study authors hypothesized that the stresses that come with parenthood make it harder for men to maintain a healthy lifestyle through diet or exercise because having children takes up more of their time.

"Changes in heart health indicate that the added responsibility of caring for children and the stress of fatherhood can make it difficult for men to maintain a healthy lifestyle, such as a diet or exercise," study author John James. Parker.

Young fathers had the worst health

Men who had their first children when they were younger than 25 had the worst health outcomes as well as the highest death rates, the study found. Thus, at such a young age, the chances of not owning a home and having a lower salary make it more difficult to meet the financial obligations for the family and consequently this translates into more stress and health problems, mainly with the heart.

Suggested articles:

 

Source: New York Post