Lifestyle

Bëhemi gati për verën: 5 ndryshime në stilin e jetesës për të shijuar më shumë pushimet e sezonit

Bëhemi gati për verën: 5 ndryshime në stilin e jetesës

Erdhi sezoni për të cilin ëndërrojmë gjithë vitin! Përtej kapriçove të motit, vera është thuajse në prag dhe ne duhet të bëhemi gati në çdo formë. Për të marrë më të mirën e saj, disa ndryshime në rutinën tonë të jetesës duhet të nisin që tani.  Se si, ju ndihmojmë ne!

Bëhemi gati për verën: 5 ndryshime në stilin e jetesës

Shëndeti fizik! 

Bëhemi gati për verën: 5 ndryshime në stilin e jetesës

Qëndroni aktivë sa më shumë të mundeni

Përfshihuni në sa më shumë aktivitete të mundeni. Tenis, cycling, not apo sporte të tjera në ambjente të hapura.

Hidratohuni më shumë se më parë

Pini sa më shumë ujë, sidomos tani që temperaturat fillojnë të rriten. E mira është që në çantën personale të jetë gjithnjë një shishe me ujë.

Mbrojtja ndaj diellit

Nuk është një këshillë që e dëgjoni për herë të parë, por të gjithë e dimë sa e rëndësishme dhe e nevojshme është përsëritja. MOS dilni pa SPF!

Mirëqenia

Bëhemi gati për verën: 5 ndryshime në stilin e jetesës

Mësoni të çlodheni si duhet! Për të reduktuar stresin duhet të praktikoni më shumë meditim dhe të jeni prezentë. Hiqni nga dora telefonin, merrni  Iqos-in tuaj nëse jeni përdorues dhe shijoni momentin.  

Gjumi

Kujdes me oraret e gjumit. E dimë që në verë s’ka kohë për gjumë pasi  janë netët më të bukura ndonjëherë, por që t’i shijoni siç duhet, kërkohet një mendje e shlodhur. Ditët e gjata dhe aktivitetet e bëjnë edhe më të nevojshme.

Aktivitetet sociale

Bëhemi gati për verën: 5 ndryshime në stilin e jetesës

Takohuni sa më shumë me miq dhe familjarë

Planifikoni takime, piknike apo BBQ. Duke forcuar marrëdhëniet tuaja shoqërore do të ndiheni automatikisht më të lumtur.

Bashkojuni eventeve të komunitetit përreth jush

Merrni pjesë në festivale, evente të kryeqytetit apo ato të organizuara për një kauzë të caktuar.

Bëhemi gati për verën: 5 ndryshime në stilin e jetesës

Ndryshoni diçka nga rutina juaj

Për shembull, nëse jeni një duhanpirës pasionant që do të vazhdonit të konsumonit duhan, , ky është momenti ta zëvendësoni dhe ta shijoni verën me një alternativë më të mirë. IQOS-i me dizajnet e tij elegante do t’jua bëjë shumë më të thjeshtë dhe akoma më mirë për ju

Udhëtoni sa të mundni

Jo domosdoshmërisht duhet t’i hypni avionit për ta bërë këtë. Mund të jetë një vend i ri brenda qytetit, një fshat turistik apo edhe një eksperiencë e paprovuar më parë. Gjithçka që ju nxjerr nga rutina e çdo dite.

- Artikull promocional

REELS

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕