Je duke kaluar një periudhë emocionuese në karrierën tënde, kështu që tani që jemi në qershor, mund të jesh i/e etur për të parë rezultate konkretë nga përpjekjet e tua. Në fakt, pritjes tënde do t’i vijë fundi në javën e parë të këtij muaji, falë një ndërveprimi të rrallë mes Jupiterit dhe Plutonit.
Dita e sotme (3 qershor) dhe 4 qershori do të jenë më fat, sidomos për shenjën tënde. Plutoni dhe Jupiteri do të qëndrojë në afërsi të shenjës tënde, për të të dhuruar një muaj të veçantë. Sapo Marsi të mbërrijë në Dem më 8 qershor, për të qëndruar atje deri më 20 korrik. Ti do të marrësh të gjithë vëmendjen falë profilit të lartë profesional që ke. Do ta kesh më të thjeshtë se kurrë që të shohësh persona me ndikim, ndaj nëse do të krijosh lidhje me njerëz të rëndësishëm, është momenti yt.
Pas Hënës së re më 6 qershor, miqtë do të luajnë një rol shumë të madh në jetën tënde. Kjo Hënë e re do të bashkëpunojë me Diellin, Afërditën dhe Mërkurin, i cili sundon sektorin e parave dhe sigurisht, edhe me Jupiterin, planetin e dhuratave. Të gjithë së bashku do të mundësojnë harmoni dhe lumturi në shenjën tënde.
Do të kesh mundësi që të bësh miq të rinj, të cilët do të të ndihmojnë në qëllimet e tua dhe të shkosh më larg. Bisedat që do të bësh me këta miq do të jenë të frymëzuara nga Jupiteri. Nëse e di se çfarë do të bësh, por ende s’e ke kuptuar se si ta bësh, me shumë gjasa, do të mund të vendosësh dhe të gjesh një mënyrë për t’ia dalë.
Mos e anashkalo fuqinë e mësimeve të reja dhe të takimit me njerëz të rëndësishëm. Kjo do të të çojë përpara në industrinë ku punon dhe është një rrugë e shpejtë drejt suksesit. Nëse do të mësosh më shumë mbi teknologjinë, metodat dhe burimet e reja në industrinë ku punon, aftësitë e tua menaxheriale dhe drejtuese do të mund të dalin në pah përmes kurseve profesionale. Shtëpia jote e njëmbëdhjetë do të jetë e ndriçuar për ty, ndaj thjesht të duhet vullneti dhe dëshira për të nxënë.
Paratë, duket se nuk janë në ritmin e duhur kohët e fundit, sepse Saturni ndodhet te Peshqit, në shtëpinë e tetë të parave. Kjo sugjeron më shumë probleme me financat, por gjatë këtij muaji do të mund të rregullohesh disi, përmes projekteve të reja dhe një marrëveshjeje që mund të dalë në dritë.
Do të jetë e rëndësishme që të bësh pyetjet e duhura për një projekt që do të të dalë përballë, si dhe për të nënshkruar një marrëveshje. Kjo duket si diçka shumë e qartë, por me Saturnin që rrotullohet pranë Neptunit, duhet të tregosh më shumë kujdes.
Saturni do të kthehet në prapavijë dhe kjo do ta zbusë disi, çka do të thotë se financat e tua do të jenë më të mira se më parë. Saturni do të shkojë në këtë pozicion më 29 qershor dhe më pas, më 15 nëntor do të kthehet në ciklin e mëparshëm.
Duket se ke në duar një projekt të madh dhe të rëndësishëm për të përfunduar 5 ditë nga Hëna e plotë e 21 qershorit, e cila do të jetë në Bricjap. Neptuni do të të dërgojë rreze të shumta dhe karriera jote do të jetë më e shkëlqyer se kurrë.
Si një Virgjëreshë, ti je një shpirt i rezervuar, modest dhe një qasje perfeksioniste. Megjithatë, ti punon shumë dhe ndoshta në mënyrë më inteligjente se shumë njerëz, ndaj nuk është çudi që kontribuon më shumë se shumë njerëz të tjerë në punë. Ndodnjëherë, e pyet veten a ia vlen gjithë ky mundim dhe nëse dikush e vëren gjithë përpjekjen tënde. Epo, këtë muaj, nuk ke pse pyet më shumë, pasi do të jetë një prej periudhave më emocionuese në karrierën tënde.
Do të nisësh të shohësh sukses të jashtëzakonshëm në prizmin e karrierës në Hënën e re te Binjakët, më 6 qershor, pasi Jupiteri, planeti i fatit të mirë, është zhvendosur në shtëpinë tënde të arritjeve dhe vlerësimeve. Gjatë gjithë kësaj kohe, Jupiteri do të sigurohet që të gjithë ta shohin dhe ta vlerësojnë punën tënde. Ai gjithashtu do të sjellë një bollëk mundësish për të të ndihmuar që të kesh më shumë shpërblime.
Nëse përparimi profesional ka qenë paksa i ngadaltë, në qershor, gjithçka do të përshpejtohet dukshëm. Binjakët janë një shenjë “e dyfishtë”, ndaj s’është fare çudi që edhe gjërat në jetën tënde të ecin në mënyrë të dyfishtë. Ti mund të marrësh dy oferta serioze pune, ose 2 klientë fitimprurës, në rast se ke biznesin tënd. Plutoni, i cili ndodhet në shtëpinë tënde të detyrave, do të të mbështesë drejtpërdrejt, që projektet e tua të rezultojnë të suksesshme dhe të të dërgojnë në të tjera shtigje. Puna që do të bësh tani është vendimmarrëse dhe performanca jote do të vlerësohet shumë më vonë.
Kohët e fundit ke shpenzuar më shumë para se zakonisht, por ky ritëm do të nisë të bjerë pasi Marsi të hyjë më 8 qershor në Dem. Në këtë moment, mund të planifikosh edhe një udhëtim emocionues me miqtë ose personin e zemrës. Edhe nëse udhëton për punë, sërish eksperienca e re do të të lumturojë dhe do të të edukojë më shumë, duke të të zgjeruar horizonte të reja.
Hëna e plotë e 21 qershorit do të ndodhë në shenjën e Bricjapit dhe do të ndriçojë shtëpinë e dashurisë dhe romancës. Në këtë fushë do të përfshihen edhe çështjet e shtatzënisë, lindjes dhe kujdesit për fëmijët. Ti mund të bësh edhe një udhëtim me partnerin e zemrës dhe nëse ke fëmijë të vegjël, mund të kërkosh pak ndihmë për kujdesin e tyre.
Marsi është në shtëpinë tënde të udhëtimit, duke lëshuar rreze diellore, ndaj është muaji yt! Nëse karriera ka qenë në fokusin tënd për kaq shumë kohë, mos harro se edhe shtëpia dhe familja kanë nevojë për vëmendjen tënde. Qetësohu, relaksohu dhe ndërmerr hapa të rinj.
Një projekt krijues mund të të jepet dhe do të mund të aplikosh lirisht vulën tënd të individualitetit dhe stilit tënd. Hëna e plotë në Bricjap mund ta sjellë këtë, ndaj shfrytëzoje mirë këtë periudhë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.