Ky muaj është vendimtar për disa udhëtime që do të mund të bësh jo gjatë qershorit, por gjatë 12 muajve në vijim, duke përfshirë vende të largëta që nuk e kishe menduar se do t’i vizitoje ndonjëherë. Mundësitë e karrierës për ty do të shfaqen në korrik dhe nëse je beqar/e, do të mund të gjesh dashurinë e vërtetë. Nëse je i/e lidhur, me shumë gjasa do të fuqizosh lidhjen tënde dhe do të kalosh më shumë kohë me personin e zemrës. Shumë shpejt, drita e Jupiterit do të bekojë shenjën tënde.
Që prej muajt të kaluar, personi i zemrës ka dhënë lajme të rëndësishme në jetën tënde. Gjatë kësaj periudhe ti je përqendruar te vetja në shumë mënyra, por e ke ditur shumë mirë se ato që i ndodhin personit të zemrës do të ndikojnë edhe tek ti. Qasja jote egoiste do të përfundojë pasi Marsi do të largohet nga Dashi më 8 qershor.
Do të kesh një rritje të shpenzimeve gjatë këtij muaji, pasi mund të shlyesh një kredi, të paguash taksa, të paguash për shkollimin e fëmijëve, apo të bësh një blerje të madhe, si makinë, pajisje kuzhine, apo edhe një apartament. Menaxho blerjet e tua dhe mbylli gjatë këtij muaji, pasi në gusht, Mërkuri do të shkojë në prapavijë. Pra, qershori është muaji fantastik për t’i bërë këto shpenzime.
Nga Hëna e plotë e 21 qershorit në Bricjap, do të mund të kesh shansin që të përqendrohesh te shtëpia dhe te jeta jote private, pavarësisht se karriera ka arritur kulmin e saj. Këtë muaj, ndryshimet në shtëpi do të kenë përparësi, ndaj nëse ke në plan të lëvizësh, të ndërrosh shtëpi, të bësh riparime, të punësosh një profesionist për të të riorganizuar shtëpinë, të blesh mobilje të reja etj, do të arrish ta përfundosh projektin e nisur. Nëse shtëpia nuk ka nevojë për ndryshime, atëherë mund të hasesh me një problem me një familjar.
Marsi do të dërgojë rreze miqësore në sundimtaren tënde, Afërditën dhe gjithashtu te Mërkuri, të cilët do të ndodhen të dy në Gaforre, në shtëpinë tënde të përparimit dhe udhëheqjes. Ky është një ogur i mirë, pasi persona me rëndësi do të të mbështesin dhe do ta vlerësojnë punën që ti po bën.
Saturni do të ketë një pozicion të vështirë karshi Diellit dhe kësaj Hëne të plotë, ndaj do të jetë një kohë e ngarkuar dhe sfiduese që të kesh mundësi t’i mbarosh të gjitha projektet. Kjo s’është diçka e re për ty, pasi ti je mësuar me këtë ritëm dhe do t’ia dalësh më së miri.
Periudha më e mirë për romancë do të jetë kur Afërdita të shkojë te Binjakët. Në fakt, për shenjën tënde aktivizohet gjatë këtij muaji dhe ke kohë deri më 17 qershor për të përfituar.
Akrepi njihet si një shenjë mendjemprehtë në menaxhimin e parave. Nëse je duke belbëzuar dhe mërmëritur për çështje që të shqetësojnë, sërish kujto se brenda teje qëndron një talent i fshehur, sidomos kur bëhet fjalë për llogari. Ajo që duhet të bësh, është ta nxjerrësh në pah këtë talent.
Në fillim të qershorit do të jesh i/e fiksuar për t’u kujdesur për çështjen e parave. Ti mund të jesh duke paguar taksa ose duke investuar paratë e tua në aksione ose në një pronë. Hëna e re e 6 qershorit është periudha ideale për të diskutuar për çështje që lidhen me paratë. Kësaj Hëne të re do t’i bashkohen edhe Dielli, Afërdita, Mërkuri dhe Jupiteri, të cilët do të përqendrohen të gjithë në shtëpinë tënde të tetë të parave të njerëzve të tjerë. Mund të bësh një aplikim për kredi ose hipotekë, të marrësh një bonus apo shpërblim të plotë etj. Cilido qoftë burimi, sërish do të dalësh me fitim.
Paratë shpejt do të vijnë tek ti. Ndërveprimi i rrallë dhe miqësor i Jupiterit dhe Plutonit, që ka ndodhur më 2 qershor. Kur vijnë lajme të mira financiare, mund të të duket si e papritur, por në fakt, është puna shpërblyese e gjithë mundit dhe përpjekjeve të tua. Pra, nuk është një mrekulli, është e gjitha e merituar!
Saturni është në shtëpinë tënde të pestë, ndaj duhet të shqetësohesh për familjen dhe të shtosh kujdesin ndaj fëmijëve. Ti do t’u ofrosh më të mirën atyre, por sërish, ka situata sfiduese, të cilat të bëjnë të pasigurt në vendimet e tua.
Sa i përket punës, e cila mori gjithë vëmendjen tënde gjatë prillit dhe majit, ngarkesa do të lehtësohet pasi sundimtari yt, Marsi të largohet nga Dashi më 8 qershor. Pas kësaj, do të kesh mjaftueshëm kohë për personin e zemrës dhe fëmijët e tu.
Më 21 qershor, në Hënën e plotë në Bricjap, do të kesh mundësinë të shijosh natyrën dhe të rilidhesh me veten dhe dëshirat e tua. Do të të duhet një ndryshim dhe transformim i madh në jetë dhe brenda këtij viti, do të kryhet. Ndërkohë, do të të dalë rasti të shijosh natyrën në një vend të largët, mundësisht në një mal me peizhazhe mbresëlënëse, ku do të mund të marrësh qetësinë e shumëkërkuar.
Para se të shkosh në një udhëtim, mund të firmosësh një kontratë të rëndësishme. Nëse e firmos në fillim të muajit, mund të të duhet ta rishikosh disa herë kontratën, pasi mund të bësh një gabim në leximin e saj. Kushtoji vëmendjen e duhur dhe konsultohu me një avokat.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.