Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2024: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2024: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2024: Ujori dhe Peshqit

Ky muaj do të jetë shumë emocionues, sepse Hëna e re e 6 qershorti do të të mundësojë një jetë më të pasur në aspektin emocional, sidomos gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Hëna e re do të shfaqet në shtëpinë e pestë të dashurisë, argëtimit dhe romancës. E njëjta zonë e grafikut është përgjegjëse edhe për shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Nëse nuk je i/e interesuar për të pasur një fëmijë, kjo zonë inkurajon shprehinë kreative dhe artistike. Mund të të themi vetëm që një muaj i rrallë dhe i mrekullueshëm do të shfaqet para teje.
 
Ky vit është i veçantë për shkak të pranisë së Jupiterit në sektorin e dashurisë së vërtetë, së bashku me Afërditën dhe Mërkurin. Ky i fundit gjendet në shtëpinë tënde të pestë të romancës dhe në bashkëpunim me Jupiterin krijon një ndër habitatet më të mirë për të përjetuar romancën e jetës.
 
Muajin e kaluar, Jupiteri hyri në shtëpinë tënde të romancës më 25 maj dhe do të qëndrojë atje deri më 9 qershor të vitit 2025. Jupiterit i duhen 12 vjet për të vizituar shenjat e horoskopit, ndaj këtë vit, ti ke fatin e madh që vetë ky planet i fatit të mirë të kujdeset për çështjet e zemrës tënde. Nëse je beqar/e, ky është një shans fantastik për të takuar personin e zemrës dhe dashurinë e vërtetë. Kjo ka gjasa të ndodhë në një ambient festiv, apo në një festë në shtëpinë tënde, apo të një miku/eje.
 
Do të kesh një tjetër arsye për t’u emocionuar këtë muaji, pasi Dielli dhe Jupiteri do të të japin shansin të udhëtosh në një vend të largët dhe ka shumë gjasa që të mahnitesh nga peizazhet e këtij qyteti. Ky është gjithashtu një muaj çlirues, pasi Saturni të kishte testuar për rreth 3 vite. Kjo periudhë ka qenë sigurisht e vështirë për ty, pasi Saturni kërkon që ti të përqendrohesh vetëm të sfidat që ai të vendos përpara, ndaj në qershor, do të marrësh frymë lirisht.
 
Duke filluar nga 8 qershori, kur Marsi të hyjë në Dem, do ta kalosh vëmendjen te çështjet që lidhen me shtëpinë ose me pronën që zotëron. Ose do të ndihmosh një të afërm që rishtazi ka mirëpritur një bebe në familje.
 
Deri në Hënën e plotë të 21 qershorit, do të duash privatësi dhe pushim. Kjo ngjarje do të ndodhë në Bricjap dhe përfshin shtëpinë tënde të dymbëdhjetë, ndaj nëse do të fshihesh larg botës, zhurmës dhe kaosit, është momenti yt. Shijo privatësinë dhe dëshirën për të qëndruar me mendimet e tua.

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2024: Ujori dhe Peshqit

 
Ky është një vit vërtet i mirë për të vepruar dhe qershori, një muaj i pazakontë, i cili shkëlqen me një dritë verbuese. Ky muaj të motivon të investosh në një pronë të re, për ta blerë ose marrë me qira.
 
Shenja e Binjakëve ka ditëlindjen dhe duke qenë se është një shenjë që përfaqësohet nga ‘2 personalitete’, do të sjellë mundësi të dyfishta. Pra, mund të kesh dy shtëpi për të shijuar, qofshin ato shtëpi me qira, apo shtëpi pushimi.
 
Nëse ke menduar që të rinovosh shtëpinë aktuale, është periudha e duhur, pasi mund ta rinovosh, ta dekorosh sërish, apo të bësh blerjet e mobilieve që të duhen. Nga ana tjetër, e gjithë energjia jote mund të shkojë për të ndihmuar një familjar në nevojë ose që ka dëshirë të kalojë kohë me ty. Mund të kesh një vizitë nga nëna, ose të kujdesesh për një bebe të re në familje.
 
Saturni, planeti i leksioneve, ka qenë te shenja jote për më shumë se një vit dhe do të qëndrojë deri në shkurt të 2026-ës. Nga ana tjetër, ai do të bashkëpunojë me Neptunin, planeti i dhembshurisë dhe dashurisë së pakushtëzuar. Këtë muaj mund të të kërkohet të sakrifikosh diçka nga vetja, që një person i afërm dhe i shtrentë të përfitojë. Mund të jesh në merak për mirëqenien e këtij personi si dhe të jesh i vetmi njeri në familje që mund t’i japë një ndihmë të tillë. Nuk është natyra e Saturnit që të të detyrojë të bësh diçka që ti nuk e do, por zemra dhe dëshira jote do të vendosin.
 
Një rrezatim i rrallë dhe me shumë ndikim do të paraqitet në shenjën tënde, pasi Plutoni, planeti i transformimit do të kujdeset për hapësirën tënde dhe do të të sjellë transformime të shumta, të cilat ti as nuk i mendoje. Natyrisht, kjo do të të ndihmojë të rritesh edhe më shumë. Kujtohu që Jupiteri të jep jo vetëm mundësinë, por edhe mjetet e duhura për të përfituar nga shanset që do të jenë në rrugën tënde.
 
Më 21 qershor ose afër kësaj date, mund të ftohesh në një festë të këndshme. Mos e refuzo si mundësi, por shko. Marsi do të të njohë me një anë tënden me të çlirët dhe sociale, si dhe do të jetë më miqësor me Diellin, Afërditën dhe Mërkurin. Kjo do të thotë se ndoshta një shans i ri do të të shpaloset në aspektin romantik.
 
Na beso! Ia vlen të shkosh në këtë festë, pasi do të argëtohesh dhe mbi të gjitha, do të takosh njerëz interesantë që do të doje t’i kishe njohur më parë.
 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.