Celebrity

Ç'ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2024

Ç'ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin
FOTO: EMMA MCINTYRE/GETTY

Bebe Rexha është goditur me sende dhe objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin "Summer Fun Days Showcase Titletown" në Wisconsin sipas Usa Today. 

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja shfaqet e revoltuar, teksa ndërpret koncertin dhe kërkon angazhimin e personelit të sigurisë për të nxjerrë jashtë personin që e bëri këtë veprim.

“Jashtë, dil jashtë! Nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, dije që e kam paditur dikë më parë. Dua të bëhem e pasur, kështu që, vazhdo, zemër,” u shpreh ajo.

Sipas Daily Mail, Bebe u detyrua të ndërpresë dy herë koncertin për shkak se njerëzit vazhdimisht hidhnin gjëra në skenë dhe në drejtim të saj, ndërsa 10 persona u shoqëruan nga policia si të dyshuar për ngjarjen.

Ky sulm i radhës vjen gati një vit pas incidentit që Bebe pati gjatë një koncerti ku u godit në fytyrë me celular nga një djalë që ishte i pranishëm në show. Këngëtarja ishte duke lënë skenën, kur një celular vjen drejt saj, duke e goditur.

Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, teksa aty shfaqet Bebe Rexha, e shokuar, e ulur në gjunjë, duke lënë të kuptohet se goditja ishte e dhimbshme.

Kjo ngjarje solli jo pak reagime nga të afërmit, por edhe admiruesit e artistes që dolën kundër kësaj sjelljeje që cenon limitet dhe privatësinë e personazheve publikë.

Artikuj të sugjeruar: