Dating

15+ shenja që tregojnë se keni humbur interesin ndaj partnerit/es

Shkruar nga Anabel

9 Qershor 2024

15+ shenja që tregojnë se keni humbur interesin ndaj partnerit/es
FOTO: milorad kravic/E+/Getty Images

Dihet që ditët e para të një lidhjeje janë një përzierje emocionesh, mes telefonatave të gjata, mesazheve të shumta, takimeve argëtuese etj. Por, kur lidhja zgjatet dhe bëhet serioze është e kuptueshme që me kalimin e viteve interesi dhe pasioni për partnerin/en nuk është i njëjti. Dozat e pasionit bien dhe ajo periudha e mjaltit zbehet.

Psikoterapistja Alyssa Arnol thotë se është plotësisht e mundur të duash dikë, por të mos ndjesh më shkëndijë pasioni.

Ja shenjat që tregojnë që ju e keni humbur pasionin për partnerin/en:

-Nuk e ndjeni mungesën e tij/saj

-Ju harroni shpejt gjërat që ata ju thonë

-Ju i shikoni ata si miq

-Nuk ngacmoheni nga asgjë sa i përket pamjes së jashtme

-Harroni që t’u përgjigjeni mesazheve të tyre

-Ju injoroni çdo debat me ta

-Ju ndiheni sikur jeni vetëm, edhe nëse jeni pranë tyre

-Nuk keni ide se për çfarë ata flasin

-Nuk diskutoni apo ndani më mendime bashkë

-Ju keni pasur biseda sekrete ndër vite me persona të tjerë

-Ju nuk mund të ndaloni së menduari për ish-in tuaj

-Ju e krahasoni marrëdhënien tuaj me të tjerat

-Nuk keni asnjë ide për të ardhmen bashkë

-Ju nuk keni më ndjenja të forta për njëri-tjetrin

-Ju ndaloni së foluri për ndjenjat bashkë

-Ai/ajo nuk është më personi i/e parë me të cilin/ën doni të ndani të lajmet e mira

-Nuk keni më raport seksual bashkë

-Ndiheni të çliruar nga ai/ajo janë jashtë shtëpisë

-Nuk keni interes për ëndrrat e tij/saj

Artikuj të sugjeruar: