Celebrity

Jennifer Aniston zbulon projektin e ri dhe nuk ka lidhje fare me aktrimin

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2024

Jennifer Aniston zbulon projektin e ri dhe nuk ka lidhje fare me aktrimin
FOTO: Gilbert Flores/Variety via Getty Images

Duket se Jennifer ka lajme të rëndësishme për të ndarë me njerëzit! 

Ylli i “Friends” publikoi dje në Instagram një njoftim për ndjekësit e saj virtualë, me të cilët ndau lajmin se ka shkruar një libër të dedikuar për fëmijë me titullin “Clydeo Takes a Bite Out of Life”.

Në videon promovuese u bashkua edhe qeni i animuar me të njëjtin emër, të cilin ajo e ka prezantuar për herë të parë në rrjetet sociale në vitin 2021. Ky libër për fëmijë do publikohet në 1 tetor të këtij viti dhe thuhet se është i pari në serinë e katër librave për të cilët aktorja dhe fituesja e çmimit “Emmy” do të lançojë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

“Kur vendosa të bashkohem me 'Invisible Universe' për të sjellë në jetë Clydeo, nuk mund ta imagjinoja kurrë se sa gëzim do të sillte ai për njerëzit dhe vogëlushët,” tha Aniston, duke shtuar se është shumë entuziaste për këtë projekt.

Përveç leximit argëtues për fëmijët, seritë e Clydeo-s do të përfshijnë edhe një libër gatimi dhe dy libra të tjerë për vogëlushët, që janë ende fillestarë në lexim.

Reagimet e njerëzve në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe një numër i madh njerëzish shprehën padurimin për ta blerë dhe pasur në bibliotekë këtë libër nga Jen.

Artikuj të sugjeruar: