Showbiz dhe TV

Dijonis Biba, fituesi i “Ferma VIP”

Shkruar nga Anabel

13 Qershor 2024

Dijonis Biba, fituesi i “Ferma VIP” 
Dijonis Biba ka marrë çmimin prej 100 mijë eurosh, pas një rrugëtimi të gjatë në “Ferma VIP”. Sot ishte pikërisht nata finale e reality show-t, e mbushur me surpriza për të gjashtë finalistët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Dijonisi u vendos përballë Florian Agalliut. I famshëm në rrjetet sociale, Biba prej kohësh kishte fituar simpatinë e publikut, duke u shpallur edhe si “fermeri i preferuar”. Ai pati momente të lezetshme brenda shtëpisë, sidomos me macen e fermës, Sokolin, si dhe krijoi një shoqëri me Mariana Kondin, ku përmes situatave të ndryshme, i dhuruan shumë të qeshura publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Në përballjen finale me Florianin, ai u shpreh shumë i lumtur. Sipas opionistëve, Dijonisi ka qenë një personazh kyç në këtë rrugëtim dhe kjo u provua nga videot virale dhe nga vendimi i publikut për ta shpallur fitues.