Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2” ka qenë e ftuar në episodin e parë të emisionit “Top Arena” ku është pyetur për pasionin e saj ndaj futbollit, por edhe për raportin e saj me Noizyn dhe mesazhet që ka marrë nga ky i fundit për lidhjen e saj aktuale.
Jori thotë mes saj dhe Noizyt nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje.
“Ai madje më ka uruar edhe për lidhjen time aktuale, por mes meje dhe Noizyt nuk ka pasur asgjë më shumë. Mund të them që ai qenë si një vëlla i madh për mua,” thotë Delli.
View this post on Instagram
Kujtojmë që shkak për të gjitha hamendësimet për ta u bënë disa foto të modeles në një jaht, ku ajo shfaqej me rroba banjo të bardha. Njerëzit u bënë kuriozë, ndërkohë që vetë Jori pak javë më pas sqaroi në një intervistë për “Live from Tirana” se mes saj dhe Noizyt nuk ka asnjë romancë, por thjesht një bashkëpunim profesional për klipin e ri muzikor të reperit.
Jori, nga ana tjetër prej disa kohësh është në një lidhje me reperin italian Fred de Palma. Ata kanë një njohje shumë të gjatë, pasi kanë qenë të lidhur dhe me pas janë ndarë. Pas daljes së Jorit nga “BBVA 2”, ajo është rilidhur me reperin, me të cilin ndan shpesh momente nga jetesa në Itali, si dhe aventurat e tyre përmes fotove dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.
Artikuj të sugjeruar:
- U aludua se Jori Delli është fejuar, por si qëndron e vërteta?
- ‘Kepi i VIP-ave’: Zbulohen detaje për programin që do të moderohet nga Kiara Tito
- Beniada flet për marrëdhënien e Jorit me Luizin
- Gjithë personazhet që përfliten deri tani si banorët e Big Brother VIP
- Detaje për ‘Big Brother VIP’: Nga data e nisjes te disa personazhe të përfolur