Wiz Khalifa do të bëhet së shpejti babai i një vajze. Lajmin e ka bërë me dije në Instagram vetë reperi (emri i vërtetë i së cilit është Cameron Jibril Thomaz) dhe e dashura e tij, Aimee Aguilar, duke thënë se janë në pritje të një vajze.
Dyshja publikoi një foto në Instagram, për Ditën e Baballarëve, ku shkroi se bebushja po vjen. Në foto shihet reperi dhe Aimee me një test shtatzënie pranë barkut të saj të rrumbullakosur.
View this post on Instagram
Çifti është shumë privat për lidhjen e tyre dhe janë bashkë prej thuajse 5 vitesh, referuar votos së parë që Aimee ka publikuar në Instagram.
Reperi është gjithashtu edhe babai i një djali, Sebastian, 11 vjeç, për të cilin bashkëprindëron me ish-partneren e tij, Amber Rose.