Kinema & TV

Ikona e kinemasë franceze ndërron jetë në moshën 92-vjeçare

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2024

Ikona e kinemasë franceze ndërron jetë në moshën
Getty Images

Anouk Aimée, aktorja e famshme franceze, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Lajmin e hidhur për humbjen e aktores së “La Dolce Vita”, “A Man and a Woman” dhe “Lola”, e bëri me dije e bija e saj, Manuela Papatakis në rrjetet sociale.

Manuela u shpreh: “Me një pikëllim të jashtëzakonshëm njoftojmë humbjen e nënës sime. Isha pranë saj kur ndërroi jetë këtë mëngjes, në shtëpinë e saj në Paris”, ku përmendi faktin se pranë saj ishte e bija, Galaad dhe mbesa, Mila.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manuela Papatakis (@manuelapapatakis)

Aimée është përshkruar shpeshherë si një grua inteligjente dhe enigmatike, që kishte “aurën e një bukurie misterioze”. Ajo është cilësuar edhe si një nga 100 gratë më seksi të historisë së kinemasë, në një anketë të bërë nga revista Empire në vitin 1995.

Aimée është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë Aktorja më e mirë” në filmin “A Man and a Woman”. Filmi, i cili u realizua me një buxhet të vogël, rezultoi mjaft i suksesshëm dhe prej tij, Aimée mori edhe më shumë famë.

Ikona e kinemasë franceze ndërron jetë në moshën
Getty Images

Emri i vërtetë i aktores është Nicole Françoise Florence Dreyfus dhe emri i artit, Anouk Aimée. Ajo lindi më 27 prill 1932 dhe ka marrë pjesë në 70 filma, që prej debutimit të parë në vitin 1947 dhe deri në filmin e fundit, në vitin 2019. Ajo nisi karrierën me kinemanë që në moshën 14-vjeçare, ndërsa vazhdonte shkollën për aktrim dhe kërcim. Edhe pse shumica e filmave të saj ishin francezë dhe njihet si "ikona e kinemasë për filmat francezë", ajo ka luajtur edhe në prodhime të tjera kinematografike në Spanjë, Britaninë e Bashkuar, Itali dhe Gjermani, gjithashtu edhe në disa filma amerikanë.

Aktorja ka qenë e martuar 4 herë. Për herë të parë, me Eoudard Zimmermann (1949-1950); më pas me Niko Papatakis (1951-1955); me Pierre Barouh (1966-1969) dhe me aktorin Albert Finney (1970-1978). Të gjitha martesat përfunduan në divorc.