
Shtatzënia nuk vjen me ato shenjat tipike që në fakt ndryshojnë nga njëra grua tek tjetra, siç janë problemet hormonale apo fizike që ndodhin në momentin që në trupin tuaj rritet një krijesë tjetër. Ashley Brissette, mjeke okuliste thotë se shtatzënia ndryshon edhe shikimin tuaj, ndaj ka disa gjëra që mund të bëni për të menaxhuar shëndetin e syve teksa jeni në pritje të ëmbël.
#1 Shikimi mund të bëhet i paqartë
Gjërat duken pak të paqarta kohët e fundit? Nuk është imagjinata juaj. “Gjatë shtatzënisë, ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në trashësinë e kornesë (mbulesën së pjesës së përparme të syrit), e cila mund të ndryshojë mënyrën se si drita hyn dhe fokusohet në sy,” thotë Dr. Brissette.
#2 Sytë mund të thahen
Ju mund të vini re se sytë tuaj thahen më shumë gjatë shtatzënisë. Fajësoni hormonet, veçanërisht ndryshimet në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit. Ndryshimet hormonale mund të çojnë në sy të thatë dhe në kruaje për gjendje më të rënduar.
#3 Vizioni juaj mund të ndryshojë
Rritja e vëllimit të gjakut dhe mbajtja e lëngjeve gjatë shtatzënisë mund të ndikojë te kornea dhe presioni i syrit, duke çuar në ndryshime në thyerjen dritës që hyn në sy.
#4 Shikimi juaj larg mund të përkeqësohet
Besojeni ose jo, e njëjta mbajtje e lëngjeve që shkakton ënjtje të këmbëve gjatë shtatzënisë mund të prodhojë edhe fryrje rreth syve. Kur jeni shtatzënë, trupi prodhon më shumë lëngje dhe gjak për të mbështetur fetusin tuaj. Ndonjëherë lëngjet shtesë në zonën e syve mund të ndryshojnë përkohësisht formën e kornesë, gjë që mund të kufizojë shikimin larg.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Well + Good