Aktorja Ana Lika humbi të ëmën në dhjetorin e vitit të kaluar. Përtej postimeve virtuale, ku ajo shpërndau edhe lajmin e rëndë me të gjithë, Ana ka folur dje në emisionin “S’e luan Topi” për dhimbjen, por edhe është surprizuar nga e ëma e Bjordit, e cila përmes një videomesazhi u shpreh:
“Unë nuk mund ta zëvendësoj atë, pasi nënë ka vetëm një! Por, unë të premtoj e dashur Ana, që mua do të më kesh gjithmonë pranë, sa herë që ti të kesh nevojë për dorën e ngrohtë të mamasë tënde!”
Visualizza questo post su Instagram
E emocionuar dhe mes lotësh, aktorja e falënderoi vjehrrën e saj duke mos e fshehur vlerësimin dhe mirënjohjen për të.
“Dua ta falënderoj për dashurinë që më jep, që mi bën gjërat shumë të thjeshta dhe do ta falënderoj gjithmonë për djalin që ka rritur,” përfundoi Ana.
Mes të tjerash, aktorja foli edhe për kërkesën e veçantë që e ëma bëri para se të ndahej nga jeta:
“Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se “Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën e Harry Styles “Sign of the times”, të visheni bukur, të lyheni. Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera…me lot në sy.
Më tej, shtoi:
"Mëngjesin e 25 dhjetorit mora një telefonatë që nuk do doja ta merrja kurrë. Mbas atij mëngjesi bota ime u shemb. Nuk e dija a isha në ëndërr, a ishte e vërtetë ajo që po ndodhte. Thjesht kuptova se nuk do ta përqafoja më".
Sa i përket romancës, kujtojmë që Ana dhe Bjordi e zyrtarizuan historinë e tyre të dashurisë përmes një postimi në Instagram pak muaj më parë, mes urimeve nga të gjithë të njohurit dhe miqtë e përbashkët të çiftit.
Visualizza questo post su Instagram
Artikuj të sugjeruar: