Instagramming

Eva Alikaj zbulon aktoren (e famshme) që mund të kishte luajtur rolin e Elsës te "Pallati 176"

Shkruar nga Anabel

30 Qershor 2024

Eva Alikaj zbulon aktoren (e famshme) që mund të kishte luajtur rolin

Aktorja Eva Alikaj, e ftuar në “Top Arena” , foli ndër të tjera për rolin e saj të famshëm dhe identifikues, atë të Elsës, te "Pallati 176".

“Mua më jepnin role, por kam dëgjuar më vonë që do e merrte Rajmonda Bulku. Autorja dëshironte që t’ia jepte asaj rolin tim, por nuk e di kush nguli këmbë dhe ma dhanë mua", u shpreh aktorja.

Më tej, shtoi se edhe pse roli ishte "i varfër", ajo sërish i dha shpirtin e vet:

"Dhe unë e qava atë, s'e bën njeri si unë! Këtë e di! Roli ishte i varfër në fakt, frazat ishin të zbardhura, por isha unë që i dhashë shpirtin tim atij roli. E pashë që pëlqehej nga kolegët e mi dhe vazhdova!” u shpreh aktorja.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

Nga ana tjetër, Eva zbulon edhe sa u pagua për këtë rol dhe nëse mendoni se ka marrë diçka më shumë, gaboheni!

“Asgjë më tepër, thjesht rrogën! Sigurisht që isha në kategorinë e parë të rrogave dhe atëherë quhej pagesë e mirë, por për mua nuk kishte kënaqësi më të madhe kur shihja sallën plot dhe njerëzit vinin me aq dashuri dhe sy të hapur, nuk ka të paguar,” përfundon artistja.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

Artikuj të sugjeruar: