“Alpha Show III” u zhvillua disa ditë më parë, duke bërë bashkë në skenë jo vetëm Noizy-n, por edhe disa prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare. Megjithatë, disa njerëz në rrjetet sociale e cilësuan si “dështim” koncertin, nisur nga ca probleme teknike që pati.
View this post on Instagram
Noizy ka bërë një reagim rreth këtyre komenteve, duke u shprehur:
“Flasim pak për Alpha Show III dhe për këto statuset të x personave dhe x portaleve që kanë qejf të quajnë sikur “Alpha III” dështoi. Nuk ka si të jetë dështim një koncert në të cilin u shitën më shumë se 22 mijë bileta. Është shumë e thjeshtë për ta vërtetuar sepse kompanisë mund t’i gjehet lidhja që të marrin (gazetarët) shifrat ekzakte të Alpha Show III”.
“Ka pasur gabime? Po! Për shkak se unë vendosa ta bëja skenën në mes të fushës”, u shpreh ai, duke thënë se kjo sjell disa problematika. Më tej, ai tha se njerëzit VIP mbahen nëpër cepa, pasi këngëtari këndon për njerëzit.
“Ju që keni qejf ta quani “Alpha Show” dështim, është totalisht e drejta juaj, por njerëzit që ishin aty e dinë shumë mirë si ishte situata”, u shpreh reperi, duke thënë se shiu atë ditë i solli probleme, pasi u prishën ekranet.
Ai u shpreh gjithashtu se do të ketë një tjetër “Alpha Show” në gusht të këtij viti.