
Para se të keni një koment tuajin për grimin që e bija e Khloé Kardashian, True Thompson vendosi para pak ditësh, Khloé duket se do që t’i qartësojë të gjithë që në fillim. Në një album fotosh në Instagram, ku e bija shfaqet me kushërirat Chicago West dhe Dream Kardashian, pas një performance kërcimi, Khloé theksoi se vajzat nuk përdorin rregullisht makeup.
“Natyrisht, asnjë nga vajzat tona nuk përdor rregullisht grim. Kjo ishte vetëm për koncertin. Ato janë të bukura ashtu siç janë,” ka shkruar Kardashian.
Më tej, vijoi:
“Vajzat e mia morën pjesë në koncertin e tyre të kërcimit dje! Viti i tretë mbaroi dhe nuk mund ta besoj se ato kanë bërë tashmë tre vjet kërcim. Jeta po ecën shpejt. Ata bënë dy kurse këtë vit, balet dhe hip hop. Jam shumë krenare për to, pasi ishin absolutisht perfekte,” ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Nuk është hera e parë që Khloé reagon për prindërimin dhe gjithë ndryshimet që vijnë me këtë etapë. Gocat e familjes Kardashian janë ndoshta më shumë se pjesa tjetër e botës nën vëzhgimin e njerëzve, që nuk u shpëton asnjë detaj nga postimet e tyre virtuale.
Artikuj të sugjeruar: